PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gjysme ore shi, permbyt Tiranen


E Shtune, 27 Qershor 2009

Stuhia e rralle shkakton deme ne kryeqytet, duke permbytur lagje dhe rruge te tera

Ka mjaftuar pak me shume se gjysme ore shi gjate dites se djeshme, qe te permbyte gjithcka ne Tirane. Dhjetera shtepi, por edhe biznese kane pesuar deme te medha, ndersa "lumenjte" e vegjel te krijuar neper rruget dytesore, kane krijuar nje amulli dhe trafik teper te renduar. Disa nga lagjet me te banuara te kryeqytetit kane qene epiqendra e reshjeve te shiut, te cilat ne fakt nuk zgjaten shume ne kohe, por ne sasi. Ndersa qindra banore jane detyruar te "ngujoheshin" ne shtepite e tyre, per shkak se shkalla e tyre ka qene e bllokuar nga permbytjet si pasoje e shirave te rrembyeshem. Mjaftoi nje shi i rrembyeshem, qe gjithcka te rrezikohej. Me se shumti, te prekur kane qene ata persona qe kane shtepite apo bizneset e tyre ne katet e para, te cilat jane mbushur me uje. Edhe kesaj here, rruga "Komuna e Parisit", e tejpopulluar kohet e fundit, ka pasur te njejtin problem qe ka sa here qe bie shi, qofte edhe i thjeshte. Pervec demeve qe u kane sjelle reshjet e rrembyeshme banoreve te cilet posedojne bodrume, apo qendrojne ne katet e para, mbushja me uje e ketyre pjeseve te pallateve ka ndikuar drejtperdrejt edhe tek te gjithe banoret e tjere. Kjo, per shkak se ne njerin prej garazheve gjenden transformatoret qe furnizojne keto pallate me energji. Ne kete menyre, situata eshte tejet e renduar. Mjaft problematike ka qene edhe zona e "Ali Demit", ku jane permbytur katet e para te disa pallateve. Probleme gjithashtu mjaft te theksuara ka pasur edhe ne rrugen "Irfan Tomini". Sa i perket garazheve, pothuaj gjithandej ato jane mbushur me uje. Sikurse mesohet, edhe Ura e Shkozes u bllokua per rreth 15 minuta, per shkak se u rrit shume niveli ujit, duke e bere keshtu, te pamundur kalimin e automjeteve. Edhe ne rastin e djeshem, u perballem me nje paradoks te madh. Me shume permbytje ka pikerisht ne rruget ku ka me shume ndertime te reja. Nje gje e tille ka ndodhur ne rrugen "Irfan Tomini" dhe "Komuna e Parisit". Tek e para, bashkia nuk ka bere si duhet rrjetin e kanalizimeve, duke krijuar nje disproporcion mes nivelit te Lanes dhe rrjetit te kanalizimeve. Ujerat e bardha e kane te pamundur qe te derdhen ne Lane, si pasoje e moszbatimit te kushteve teknike ne ndertimin e ketij rrjeti. Edhe ne rrugen Komuna e Parisit gjendja paraqitet tejet problematike. Madje shpeshhere ka mjaftuar nje shi mjaft i lehte qe te kete probleme per banoret e kesaj zone. Nje gje e tille ka ardhur per shkak te mangesive ne rrjetin e kanalizimeve, gje te cilen po e paguajne shume shtrenjte qytetaret. Shume prej tyre u ankuan dje, se u ishin permbytur dyqanet dhe shtepite. "Kemi frike madje edhe t'i leme femijet te dalin perjashta, sepse para pallatit jane krijuar pellgje uji te ndotur", tregojne banoret, duke kerkuar zgjidhjen ne menyre sa me te shpejte.

L.Ndoka

Kolektoret te "Komuna e Parisit", duhej te perfundonin ne Prill

Blloqet e pallateve nga Kopshti Botanik ne rrugen "Komuna e Parisit, vazhdojne ende te vuajne pasojat e permbytjes. Zgjidhja e vetme e kesaj situate teper problematike eshte rindertimi i kolektorit kryesor te qytetit, i cili ishte parashikuar te perfundonte brenda muajit prill. Nje gje e tille do te ndikonte ne mosperseritjen e tmerrit qe kalojne banoret e Komunes se Parisit sa here qe bie shi, qofte ky edhe jo i rrembyeshem. Pervec demeve qe u kane sjelle reshjet e rrembyeshme banoreve te cilet posedojne bodrume, apo qendrojne ne katet e para, mbushja me uje e ketyre pjeseve te pallateve ka ndikuar drejtperdrejt edhe tek te gjithe banoret e tjere. Kjo, per shkak se ne njerin prej garazheve gjenden transformatoret qe furnizojne keto pallate me energji. Kjo eshte nje nga zonat me te ndjeshme sa here qe ka reshje shiu, pasi mjafton nje shi i lehte qe gjithcka te permbytet.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika