Ambasada Italiane, tarifat e reja telefonike per te rezervuar takime
E Shtune, 27 Qershor 2009
Ambasada Italiane ka publikuar dje tarifat e reja te telefonit, permes linjes Call Center, per te rezervuar takime prane Kancelarise Konsullore te Ambasades Italiane ne Tirane dhe Konsullates se Pergjithshme te Italise ne Vlore. Keshtu, duke nisur nga dita e hene, me 29 qershor, per takimet qe rezervohen ne Tirane, do te vihet ne pune edhe numri i telefonit 0900 303 3000. Ai do te kushtoje 75 leke plus TVSH per minute, per ata qe telefonojne nga numrat fiks. Ky numer do t'i shtohet numrit qe eshte ne funksion 0900 404 4000, e qe kushton 100 leke plus TVSH. Nga ana tjeter, per takimet prane Konsullates se Pergjithshme te Italise ne Vlore (zyra e vizave, zyra e espulseve, zyra e shkollave, zyra e legalizimeve), do te vihet ne pune edhe nje numer tjeter telefoni. Ai eshte: 0900 303 3001 dhe do te kushtoje 75 leke plus TVSH per minute, per ata qe telefonojne nga numrat fiks. Ky numer do t'i shtohet numrit qe eshte ne funksion 0900 404 4001, e qe kushton 100 leke plus TVSH. Ambasada Italiane ka sqaruar nepermjet nje njoftimi per shtyp se, Call Center, qe menaxhohet nga shoqeria "Kristal Communication sh.p.k", funksionon nga e hena deri te premte, per telefonatat nga Shqiperia, nga ora 8.00 deri ne ora 20.00, per takimet me Kancelarine Konsullore te Tiranes dhe nga ora 15.00 deri ne oren 20.00 per takimet me Konsullaten e Pergjithshme ne Vlore.
Shpenzimet
Ambasada Italiane ne Tirane ka njoftuar se e gjithe shuma qe do te paguhet per kete sherbim te Call Center, i kalon shoqerise private qe administron kete Call Center, per te mbuluar shpenzimet e veta, ndersa mesohet se tarifa eshte ulur.