PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

QSUT, mjeke italiane per semundjet e veshkave dhe gjinekologjike


E Shtune, 27 Qershor 2009

Mjeke nga Italia do te japin eksperiencat e tyre ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" per sa i perket sherbimit te nefrologjise por edhe te gjinekologjise. Pervec mjekeve italiane qe pritet te vijne do te jene edhe mjeket shqiptare te cilet do te trajnohen ne shtetin fqinje. Shqiperia dhe Italia shtojne numrin e bashkepunimeve mes dy vende ne fushen e shendetesise. Ministria e Shendetesise Anila Godo, ka nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me Spitalin e Bashkuar te Bergamos. Gjate ketij nenshkrimi ministria Godo u shpreh se menaxhimi shendetesor dhe cilesia e sherbimit shendetesor farmaceutik, do te jene pikat kyce te ketij bashkepunimi. "Eshte nje marreveshje bashkepunimi qe synojme te thellojme bashkepunimin ne fusha te ndryshme te shendetesise, kryesisht ne fushen e menaxhimit shendetesor ne fushen e cilesise se sherbimit shendetesor, farmaceutikes dhe gjithashtu te organizojme dhe vendosim bashkepunime midis dy spitaleve" ka Pohuar Ministrja e Shendetesise Anila Godo. Sipas saj, bashkepunimi me i madh do te jete me QSUT-ne por eshte tashme shfaqur deshira dhe eshte mbuluar iniciativa per bashkepunim ne fushen e neurologjise dhe obstetrike gjinekologjise. Ne vazhdim te firmosjes se kesaj marreveshje mes Shqiperise dhe Italise, pritet qe nje grup ekspertesh te shkojne ne Qendren Spitalore te Bergamos per te pare dhe vendosur me ne detaje fushat dhe menyren e bashkepunimit. Marreveshja u nenshkrua per 2 vjet dhe do te rinovohet automatikisht per 2 vjet te tjera, nese palet kontaktuese do te bien dakord perseri. Pas firmosjes dhe ne vijim te marreveshjes, nje grup ekspertesh do te shkojne ne Qendren Spitalore te Bergamos per te pare dhe vendosur me ne detaje fushat dhe menyren e bashkepunimit



Ngjarjet shkencore

Bashkepunimi konsiston dhe ne organizimin e ngjarjeve shkencore te perbashketa, ku do te synojme te kembejme eksperiencat tona mbi bazen e nje unifikimi te qendrimeve diagnostike dhe terapeutike, ne pershtatje me mundesite dhe kushtet tona, por gjithmone duke tentuar ne nje unifikim ne rang Evropian






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika