PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Kemi kuruar 1200 paciente vetem keta 6 muaj"


E Shtune, 27 Qershor 2009

Fillon si nje loje, por me pas kerkojne ndihmen e mjekeve te Sherbimit te Toksikologjise. Keshtu shprehet shefi i Sherbimit te Toksikologjise, Zihni Sulaj per perdoruesit e droges te cilet kurohen ne kete pavijon. Ne nje interviste Sulaj tregon se kush jane personat e rriskuar, se si ata behen kontingjent i krimit, i papunesise dhe ajo qe eshte me e renda te semure kronike. Sipas tij, nga viti ne vit rritet numri i pacienteve te cilet abuzojne me drogen duke pasur perkeqesim te gjendjes se tyre shendetesore.

Sa eshte numri i perdoruesve te droges te cilet kane kerkuar ndihme ne pavijonin tuaj gjate ketij viti?

Fenomeni i droges eshte i instaluar ne vendin tone prej 2 dekadash edhe kemi nje numer kolosal te pacienteve qe kerkojne ndihme dhe jane te varur prej vitesh nga keto substanca. Vetem gjate ketyre 6 muajve te fundit ne qendren tone te Toksikologjise numerohen 1200 perona te cilet kane kerkuar ndihme per trajtim dhe ketu kuptohet gjendja e tyre. Keta paciente tashme shfaqin pasojat e droges si nje semundje kronike. Sot, problemin e perdorimit te droges ende nuk mund ta fusim ne problemet me kryesore te Shendetit Publik pavaresisht se perpjekjet qe jane bere gjate ketyre viteve te fundit.

Cili eshte sherbimi qe ofrohet per kete kategori pacientesh?

Do te isha i lumtur qe te ofroja nje sherbim cilesor per keta persona por per fat te keq ne Shqiperi ende ne vuajme per te shtrire sherbime te tilla, per te shtrire infrastrukture. Megjithese kemi bere perpjekje gjate gjithe ketyre viteve per te forcuar nje armate te tere te specialisteve dhe mjekeve, i kemi trajnuar gjate ketyre 10-12 vjeteve kemi perseri mangesi. E rendesishme eshte qe ne te gjitha spitalet rajonale te shtrihet infrastruktura e sherbimit te toksiko-independences, te perfshihet mire dhe me detaje ne te gjithe sherbimin paresor ku te perfshihen mjeket specialiste dhe mjeket e urgjencave. Po keshtu, eshte shume e nevojshme edhe ngritja e nje qendre reference kombetare per radikotologjine dhe sherbimin e toksiko-independences. Ndritja e sherbimeve eshte shume e nevojshme ne qytete te tilla si Shkodra, Elbasani, Vlora Berati etj.

Doktor ju keni pare shume raste dhe keni trajtuar me mijera, por cfare do te thonit ne kete dite si mesazh per personat te cilet jane vartes te droges?

Keta persona duhet te bejne perpjekje maksimale per ta mposhtur varesine ndaj droges. Duhet te sakrifikojne per hater te jetes, pasi pjesa me e madhe jane te rinj dhe kane nje te ardhme ndaj duhet te sakrifikojne si per veten ashtu edhe per familjen. E rendesishme eshte te mos ecin ne karrieren e droges, ta konstatojne shpejt dhe te drejtohen per ndihme atje ku kane mundesi, sidomos ne qendrat e specializuara. Te mos e perdorin drogen kurrsesi ne rruge riskante sic eshte rruga intervenoze. Po keshtu te mos perdorin shiringa te vjetra apo te perdorura nga dikush tjeter ne menyre qe te mos rriskohen nga semundje infektive. Nje tjeter keshille e rendesishme eshte shmangia e bashkeperdorimit te droges me alkoolin apo substancave te tjera qetesuese te cilat behen shkak per overdoza fatale. Por, me shume dua te ngre zerin dhe te bej nje apel per te gjithe keta persona eshte te gjejne force, te perballen me realitetin e veshtire dhe te mos behen vartes dhe abuzues ndaj droges

Cfare kategorie i perkasin perdoruesit e droges dhe sa rendesi i kushtohet luftes kunder perdorimit te saj?

Aktualisht ka nje rritje domethenese te peshes per sherbimet shendetesore, pasi shteti shkon kerkon ndihme per problemet emergjente, problemet e trajtimit te droges. Por, jane nje barre po ashtu per shkak te papunesise, jane te paafte te punojne nuk jane ne gjendje, jane problem per punesimin dhe aftesimin profesional. Kjo kategori pacientesh jane problem per sistemin e drejtesise ne ate kriminalistik dhe gjyqesor pasi nje kontigjet i madh i ketyre pacienteve jane nje barre e rende per kete sistem. Dhe eshte nje barre shume e rende per komunitetin. Deri sot, ne Diten Boterore Kunder Droges nuk eshte kuptuar sa dhe si duhet pergjegjesia nga shoqeria shqiptare por edhe nga komunitetet ne pergjithesi reagimi eshte shume i vaket, ose ne disa raste inegzistet. Pergjithesisht komuniteti perfshi edhe media jane inaktive ne luften qe duhet ti bejne fenomenit te droges.

S. Isaku






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika