PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Ne Velipoje, prenotime rekord nga Kosova e Maqedonia


E Shtune, 27 Qershor 2009

Rudina Llazari

Po te udhetosh ne Jugperendim te qytetit te Shkodres, rreth 30 km, do te mberrish ne plazhin e Velipojes. Ky bregdet eshte nje perle e natyres shqiptare ku gershetohen harmonishem deti, lumi, plazhi, pylli, laguna dhe mali. Gjatesia e plazhit eshte 4 km dhe gjeresia rreth 300 m. E preferuar nga shkodranet, Velipoja eshte padyshim pika ku verioret mbajne frymen ne ditet perveluese te veres. Piku i pushimeve ne kete plazh nis prej 1 korrikut te cdo viti dhe deri ne fund te gushtit shenon te pakten 100 mije vizitore nga i gjithe vendi, ditore dhe javore. Ndersa ne dite zbarkojne ne kete plazh rreth 15 mije persona, qe kryesisht udhetojne me autobuse, furgone dhe mjetet e tyre private. E gjithe vija bregdetare me nje gjatesi lineare prej 3 km, qe nga kthesa te posta e policise, dhe deri te hidrovori ne Vilun, eshte e populluar jo vetem si plazh, por edhe si territor i mbushur me kabina dhe hotele nga me te ndryshmit.

Plazhi

Ne gjithe kete mori njerezish dhe makinash, te parat qe te bien ne sy jane lopet qe shetisin te qeta, duke hyre here pas here ne cadrat e pushuesve per te ngrene sado pak nga mbeturinat e hedhura pa kujdes aty ketu edhe nga ata emigrante qe ne vendet ku jetojne, as qe do te guxonin te mendonin se mund te hedhin dicka per toke. Me ne thellesi te reres duken kuajt siper te cileve adoleshente vendas duke u kapardisur i drejtojne edhe me galop. Pushuesit, para se te ulen, duhet te pastrojne siperfaqen e reres dhe me pas te gjejne ndonje vend larg tyre per t'i hedhur ato, pasi edhe koshat mungojne. Kjo situate kishte vite qe ishte menjanuar nga drejtuesit e komunes Velipoje, te cilet vazhdimisht ndihmoheshin edhe nga ata te qarkut dhe te reparteve ushtarake. Kete vit pritej nje ndryshim rrenjesor ne drejtim te higjienes, por ka ndodhur e kunderta, ne nje kohe kur burimet nga komuna Velipoje shprehen se per pastrimin e plazhit eshte akorduar nje fond prej 5 milione lekesh. Ketyre papastertive u jane shtuar edhe rrenojat e ndertimeve te shembura nga Inspektorati Kombetar Ndertimor. Pergjate gjithe ballores se detit ne fund te siperfaqes me rere, ky inspektorat ka prishur rrethimet e rreth 70 objekteve. Nje tjeter shqetesim per plazhistet mbetet dhe shetitorja e plazhit, ku jane bere disa nderhyrje te rendesishme, te cilat nuk kane vleren e duhur perderisa nuk kane perfunduar.

Vullnetaret e Korpusit

Pas aksionit ne disa zona bregdetare ne Jug te Shqiperise, misioni i Korpusit te Vullnetareve ka zbritur ne Veri te Shqiperise, ne plazhin e Velipojes. Me qindra studente nga Tirana, Shkodra dhe rrethe te tjera te Shqiperise, por dhe artiste, profesore dhe intelektuale, kane percjelle mesazhin se vetem ndergjegjesimi i individit mund te beje pagezimin e nje imazhi tjeter per vendin tone. Puna e vullnetareve ka nisur me grupe te ndara, ku per rreth pese ore kane krehur gjithe plazhin e Velipojes, duke bere grumbullimin e te gjitha mbeturinave te shperndara ne rere. Mbeturinat jane vendosur ne qindra plastmase te medhenj dhe Komuna e Velipojes ka ndihmuar me mjete, per transportimin e tyre ne destinacionin final. Ne pastrimin e plazhit kane ndihmuar dhe kalimtaret apo pushuesit e rastesishem ne Velipoje.

Velipoja, nga diktatura me leje-kalimi, tek mbipopullimi

Velipoja eshte plazhi me i ri i vendit me nje moshe jo me shume se 35-vjecare. Deri ne vitet '80 turizmi ka qene shume i kufizuar per shkak te afersise me zonat kufitare. Madje per te kaluar ne rrugen per ne Velipoje, duhej qe te pajiseshe me nje leje te vecante kalimi nga organet e rendit. Rera eshte e pashfrytezuar dhe uji i paster. Ne afersi ndodhet edhe rezervati i gjuetise. Plazhi ka vlera te medha kurative dhe kushtet klimatike jane shume te favorshme per plazh gjate tre muajve te veres. Por fundjava eshte koha kur shume shkodrane dhe vizitore nga vende te ndryshme gjejne prehje ne kete vend. Aty ka mundesi te ndryshme argetimi. Jo vetem plazhi dhe bukuria natyrore te zhytin drejt ketij vendi, por dhe pjesa me zbavitese, qe ka te beje me pasionin e njerezve te vecante per te peshkuar dhe per te gjuajtur lepuj.

Flet kryekomunari Nikoll Marku. Punesimi dhe 33 plazhet private

"Kete sezon do kete roje bregdetare dhe banja publike"

Komuna e Velipojes ka marre te gjitha masat per mbarevajtjen e sezonit turistik te ketij viti. Ndersa do te zgjidhen dy nga problemet kryesore me te cilat jane perballur pushuesit e shumte gjate viteve te kaluara. Behet fjale per vendosjen e rojeve bregdetare, si dhe te banjave publike. Kryetari i Komunes se Velipojes, Nikoll Marku, beri me dije se problemi i rojeve bregdetare dhe banjave publike eshte zgjidhur, duke bashkepunuar me biznesin privat dhe nenshkrimit te kontratave me ta. "Nje vit me pare, ne kishim rene dakord qe te bashkepunonim me nje shoqate te huaj per te zgjidhur problemin e rojeve bregdetare, por nuk u be i mundur zbatimi i atij projekti. Rritja e numrit te viktimave ne det beri qe kete vit te shpejtojme per gjetjen e nje zgjidhjeje, pasi nuk mund te lejojme qe te jete e njejta situate si vitet e tjera. Per kete kemi rene dakord me biznesin privat, pikerisht me plazhet private", pohon kryekomunari Marku. Ai sqaron se eshte rene dakord qe cdo plazh privat te marre persiper sherbimin e rojeve bregdetare dhe te ngritjes e funksionimit te banjave publike. Deri tani parashikohet qe ne plazhin e Velipojes, kete sezon turistik te kete rreth 33 plazhe private. Per zonen publike te plazhit, pergjegjesia do te jete e komunes. Sipas Nikoll Markut, komuna me fondet e veta mund te perballoje pjesen publike. Te qenit zone turistike me hotele, ka bere qe ne Velipoje te kete front pune. "Nepermjet komunes eshte nxitur edhe punesimi ndermjet hoteleve. Po keshtu, ka dhe punesim sezonal, sic eshte rasti i mbi 40 punetoreve te pastrimit qe kane nje pagese prej 25 mije lekesh", sqaron ai.

Urbanizimi i zones se plazhit

Zyra e Urbanistikes ne komunen e Velipojes ka hartuar nje projekt per urbanizimin dhe rregullimin e territorit per permiresimin e turizmit. Jane marre masat per te gjitha sherbimet, ujerat e zeza etj. Me daten 1 maj u be vendosja e disa banjave publike pergjate vijes bregdetare per turistet. Ndersa, me fillimin e sezonit, me 1 qershor, eshte bere vendosja e 50 banjave publike te tjera. Autoritetet shprehen se investime jane kryer edhe per pastrimin e plazhit, por ende ka shume per te bere ne kete drejtim po te hedhesh nje veshtrim ne vijen bregdetare.
























Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika