PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Vlore, fluks normal kthimesh


E Shtune, 27 Qershor 2009

Porti i Vlores ka qene me i qete gjate kesaj jave, me pak fluks te kthyerish nga Italia me tragetet e linjes qe vijne kryesisht nga Brindizi. Autoritetet portuale thone per gazeten "KJ", se numri i te kthyerve nuk shkon me shume se 1 mije persona ne dite, kurse perpunimi kryhet normalisht dhe pa vonesa. Ne pak raste shifra kalon te zakonshmen dhe diten e sotme pritet nje rritje e ndjeshme, por qe do te jete e perballueshme. Ne kete port gjate kesaj jave kane hyre 6.200 persona dhe perpunuar rreth 2 mije mjete.

Krenar Kola, emigrant "Kam ardhur per voten dhe familjen"

Krenar Kola eshte nje emigrant shqiptar qe kthehet nga Greqia, pak dite para dates se zgjedhjeve. "Po kthehem per te votuar, nderkohe qe ketu ne Shqiperi do te qendroj edhe disa dite te tjera per t'u cmallur me te afermit e mi. Sot ketu ne doganen e Kakavijes nuk ndesha radhe pritje ne sportelet e kontrollit, shpresoj qe edhe kur te kthehem per ne Greqi te jete e njejta situate", shprehet ai duke u treguar i rezervuar per preferencen ne hedhjen e votes diten e neserme. "Do te votoj per te ardhmen e vendit, familjes dhe femijeve", shprehet ai.

Arjan Lleshaj, Mirdite "Pas zgjedhjeve, Shqiperia drejt BE-se"

Arjan Lleshaj eshte nga Mirdita dhe sapo ka kaluar doganen e Kapshtices, qe e ka zgjedhur si me te qeten dhe me pak fluks. Ai thote se po kthehet ne Shqiperi se bashku me bashkeshorten dhe dy femijet, per te marre pjese ne votime. "E ndjej si detyrim qytetar hedhjen e votes, sic kam vepruar here te tjera. Besoj se zgjedhjet do te zhvillohen normale dhe te qeta, pas te cilave Shqiperia do te ece drejt BE-se", thote 35-vjecari teksa pret kthimin e dokumenteve nga sporteli ne dalje te doganes se Kapshtices.

Bujar Elezi, Elbasan

"Jam kthyer vetem qe te votoj"

Bujar Elezi eshte nga Ebasani dhe prej 9 vjetesh punon ne Kozane te Greqise. Ai tregon per "KJ" se arsyeja e vetme qe po kthehet ne Shqiperi, eshte qe te ushtroje te drejten e votes. "Jam entuziast per te ardhmen e vendit. Shpresoj qe vendi shume shpejt te liberalizoje vizat dhe barrierat per te kaluar kufirin t'i perkasin te kaluares", thote Bujari. Te ndikuar edhe nga mediat shqiptare, ata nuk ngurojne te shprehen se vendi i tyre ka ecuri te reformave, stabilitet dhe qetesi. Te vetmen deshire, kane hapjen e vendeve te reja te punes.

Te kthyer ne gjashte dite:

Kakavije, 20 mije persona

Kapshtice, 12 mije persona

Durres, 13 mije persona

Vlore, 6 mije persona

Tre Urat, 6 mije persona

Qafe-Bote, 3 mije persona

Tushemisht, 200-300 te kthyer ne dite

Qafe-Thane, 300 te kthyer ne dite

Rinas, deri ne 2 mije te kthyer ne dite










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika