PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Zgjedhjet, kthehen 70 mije emigrante


E Shtune, 27 Qershor 2009

Zgjedhjet e 28 qershorit kane rikthyer ne vendlindje, nje numer te madh emigrantesh nga Greqia, por edhe vende te tjera. Qarkorja e Ministrise se Brendshme greke, u jep mundesi qe jo vetem te kthehen per pushime, por edhe te votojne. Pikat kufitare te Kakavijes dhe Kapshtices, hyjne pothuajse cdo dite nga 2-5 mije emigrante me autobuse dhe mjetet e tyre private. Kthime me te pakta ka nga pikat kufitare te Tre Urave ne Permet, Qafe Botes, Qathe-Thanes dhe Tushemishtit, qe shkojne nga 100-300 persona ne dite. Ndersa ne pikat kufitare portale te Durresit, Vlores dhe Sarandes numerohen nga 2-4 mije te kthyer cdo dite. Fluks me te madh ka ne portin e Durresit, me emigrante qe vijne nga Italia. Ndersa ne aeroportin e Rinasit, autoritetet thone se pjesa me e madhe e udhetareve qe vijne nga jashte, nuk jane emigrante. Shifrat e pergjithshme flasin per nje numer mbi 70 mije emigrante te kthyer ne 6 dite ne Shqiperi dhe qe mund te rritet ndjeshem, sot dhe neser.

Gjirokaster

Me gjithe motin e keq dhe shiun e vazhdueshem edhe gjate dites se djeshme ne doganen e Kakavijes, ka vijuar kthimi i emigranteve nga Greqia per ne Shqiperi. Sipas burimeve ne kete stacion kufitar, vetem gjate 24 oreve te fundit kane qene rreth 4 mije emigrante te cilet kane lane pas traun e doganes se Kakavijes per te udhetuar ne drejtim te tokes shqiptare. Emigrantet thone se vijne ne Shqiperi per te qene te pranishem ne procesin e votimit per zgjedhjet parlamentare, si dhe per t'u cmallur me te afermit e tyre. "Kam gati 10 vjet qe jetoj ne Greqi. Mendova qe kesaj here te mos mungoj per te votuar se bashku me bashkeshorten time", thote Artan Sela, emigrant nga Fieri. Aktualisht vazhdon te jete ne fuqi urdhri i Ministrise se Brendshme te Greqise, sipas te cilit emigrantet shqiptare qe jetojne ne shtetin fqinj, kane te drejte te levizin lirshem ne te dyja anet e kufirit prej 19 qershorit-15 shtator 2009. "Ndryshe nga vitet e kaluara, emigrantet e kesaj vere te cilet do te udhetojne nga Greqia ne drejtim te Shqiperise, kane te drejten e dy kalimeve ne kufi. Kjo behet me qellim pjesemarrjen e emigranteve ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit", thone burime te Policise Kufitare ne Gjirokaster. Aktualisht te dyja policite, jane duke marre te gjitha masat per te perballuar pa radhe pritje ne Kakavije dhe Tre Urat. Ne kete te fundit numri i te kthyerve shkon deri ne 1 mije persona ne dite dhe 200-300 mjete. Vetem gjate kesaj jave, nepermjet doganes se Kakavijes kane hyre ne Shqiperi rreth 20 mije emigrante.

Korce

Java qe po mbyllet ka rritur ndjeshem fluksin e emigranteve shqiptare qe kthehen ne atdhe ne prag te votimeve te 28 qershorit. Nga pika kufitare e Kapshtices, ne harkun kohor te gjashte diteve, kane hyre rreth 12 mije persona, me rreth 3500 mjete. Burime nga kjo pike kufitare bejne te ditur se cdo dite hyjne rreth 1700-2500 persona. Shumica e emigranteve qe vijne nga Greqia, shprehen se jane kthyer ne atdhe per te ushtruar te drejten e votes. Ata shprehen se ne keto zgjedhje, duan te votojne per te ardhmen e familjeve te tyre, duke shpresuar se vendi do te hyje ne Evrope dhe ata te qarkullojne lirshem ne te dyja anet e kufirit. Por nje tjeter arsye e kthimit eshte edhe kalimi i pushimeve verore prane familjes, nderkohe qe pjesa me e madhe kane dokumente identifikimi pasaporten, pasi nuk jane pajisur me karta identiteti. Emigrantet e pyetur nga "KJ" shprehen se, "vendimi per te marre pjese ne votime eshte personal dhe nuk jane organizuar apo sponsorizuar nga ndonje parti politike per te marre pjese ne votime". Zyrtare te pikes se kalimit kufitar bejne te ditur se fluksi eshte i perballueshem dhe ne te dyja anet e kufirit funksionojne nga 3 sportele. Fluksi me i madh pritet diten e sotme dhe per kete qellim nga ana e pales shqiptare jane marre masat e duhura per te shtuar personel dhe sportele. Nderkohe qe ne pikat kufitare te Tushemishtit ne Pogradec dhe Qafe-Thanes, autoritetet thone se ka me teper shqiptaro-maqedonas e kosovare qe vijne me pushime, kurse emigrantet qe shfrytezojne keto pika, nuk e kalojne shifren e 300 personave ne dire.




Komento artikullin | Shiko komentet (17 komente)
Te Tjera nga rubrika