PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Interpoli te kuptoje se Kosova, nuk eshte Serbi


E Premte, 26 Qershor 2009

Zijadin Gashi*

Institucionet e Kosoves zotohen se do te angazhohen me shume qe Interpoli te mos arrestoje apo ndaloje qytetaret e Kosoves mbi bazat e fletarrestimeve te Serbise. Presidenti Fatmir Sejdiu thote se Interpoli duhet ta kuptoje se Kosova nuk eshte nen juridiksionin e Serbise. Nderkaq, veprimet e Qeverise serbe, presidenti kosovar i sheh si perpjekje per te prishur imazhin e Kosoves dhe figurave te saj publike e politike. Sejdiu tha dje, se nese pyetet Serbia dhe merren per baze listat e saj, aty hyjne te gjithe ata lidere qe shpallen dhe nenshkruan deklaraten e pavaresise se Kosoves. Andaj, ai i konsideroi absurde keto arrestime dhe kerkoi stopimin e tyre ne te ardhmen.

"Besoj qe do te jete teper e nevojshme po ashtu edhe per te ardhmen qe te mos ndodhin situata te tilla, te cilat ne nje forme apo ne tjetren mund te tensionohen. E dime se Interpoli nuk mund te veproje dhe s'duhet te veproje ne baze te fletarrestimeve te nje vendi tjeter, i cili realisht nuk ka juridiksion ndaj njerezve te Kosoves", thote Sejdiu.

Ne anen tjeter, kryeministri Hashim Thaci thote se e ka marre me keqardhje arrestimin e Agim Cekut ne Bullgari, por ai kerkon qe te mos ekzagjerohet si rast. Sipas Thacit, ai ishte nje incident i izoluar dhe nuk do te ndikoje ne perkeqesimin eventual te marredhenieve Kosove-Bullgari. Ajo qe eshte per keqardhje, shtoi Thaci, ka te beje me menyren e arrestimeve, qe Interpoli i ben ne baze te fletarrestimeve te Serbise. "Jane gjera, te cilat drejtperdrejt jane te ndikuara apo involvuara nga autoritetet e Serbise. Jane veprimet e fundit me te cilat Serbia po pretendon te ndikoje tek autoritetet kosovare apo te prishe imazhin e Kosoves. Kosova ne te ardhmen e afert do te jete pjese e Interpolit dhe mendoj se gjerat e tilla nuk do te ndodhin dhe dua te besoj se nuk do te ndodhin", deklaroi Thaci.

Nderkohe, deputetet e Kuvendit te Kosoves konsiderojne se institucionet mund te bejne me teper qe rastet si ai i Cekut te mos perseriten ne te ardhmen. Kryetari i Komisionit per Legjislacion, Bahri Hyseni, kerkon nje angazhim me te madh te Ministrise se Drejtesise dhe asaj te Puneve te Jashtme ne ngritjen e ketij problemi me Interpolin. "Konsideroj se Ministria e Drejtesise, se bashku me ate te Jashtme, duhet te jene me azhure ne kete drejtim dhe te bisedojne ne nivelin diplomatik, ne nivelin e institucioneve, sepse edhe nese ndodh ndonje arrestim, ekstradimi do te duhej te ndodhe ne Kosove", thekson Hyseni.

Po ashtu, edhe deputeti Riza Smaka, ekspert i ceshtjeve juridike-kushtetuese, thote se Interpoli, sado qe eshte nje institucion qe vepron mbi bazen e dispozitave te veta ne fuqi, mund te kontaktohet dhe te shtrohet ceshtja problematike e fletarrestimeve te ngritura nga Serbia. Smaka thote se problem me vete paraqet edhe mosanetaresimi i Kosoves ne kete institucion, por ai beson se problemi nuk eshte i pazgjidhshem. "Konsideroj se vendi yne ne kuadrin e kapaciteteve politike e juridike qe disponon, nuk ka bere ate qe ka mundur ta beje. Vendi yne do te duhej qe nepermjet vendeve aleate te beje ate qe do te mund ta bente dhe do te mund te bente shume me teper. Nuk eshte ne pyetje vetem individi, por edhe prestigji dhe renomeja", thote Smaka.

Ndonese besohet se Kosova mund te beje me teper, qe arrestimet e kosovareve ne baze te fletarrestimeve te Serbise te mos behen dukuri, megjithate nuk perjashtohet mundesia qe rastet e tilla te perseriten perderisa Kosova te mos anetaresohet ne Interpol. Masa ndaluese ne aeroportet nderkombetare i ishin shqiptuar jo vetem Agim Cekut, por edhe kryeministrit aktual Hashim Thaci, perderisa ai mbante jo postin e kryeministrit, por ate te kryetarit te partise. Ndaj, nese Kosova nuk gjen nje zgjidhje me Interpolin, te gjitha figurat politike qe aktualisht mbajne funksione shteterore ndaj te cileve eshte ngritur fletarrestimi nga Serbia, me skadimin e mandatit te ushtrimit te postit publik, mund te hasin ne probleme te ngjashme gjate kalimeve kufitare.

* RFE


Te Tjera nga rubrika