QSUT, spitali i ri zgjidh fluksin e urgjencave
E Premte, 26 Qershor 2009
Spitali i ri ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane tashme ka perfunduar ne pritje te pajisjeve, per te hapur dyert me pas per pacientet. Ministrja e Shendetesise Anila Godo, gjate inspektimit te perfundimit te punimeve ne kete spital, u shpreh se pacienteve do t'u ofrohet nje sherbim cilesor, sipas standardeve evropiane. "Nje standard i fundit Evropian, qe i ofrohet qytetarit shqiptar ne drejtim te sherbimit shendetesor. Praktikisht ne kemi ne katin e nendheshem departamentin e madh te imazherise, qe do jete e pajisur me pajisjet me moderne te imazherise, bashke me sterilizimin qendror ne katin e pare, kemi te organizuar urgjencen. Pra, nuk do te kemi me ato probleme qe kemi pasur, te nje ngushtice ne periudhe epidemish ne repartin e urgjences", tha Anila Godo, ministre e Shendetesise. Aktualisht ka filluar tenderi per pajisjet, nderkohe qe ai pritet te jete gati ne fund te ketij viti. "Duke pasur parasysh dhe vonesat normale qe kane procedurat e tenderit internacional, mendojme qe fundi i vitit do te na gjeje me pacientet e pare te shtruar", vijoi Godo. Spitali i ri ne QSUT do te kete tre kate se bashku me pjesen e nendheshme. Ne katin e pare do te vendoset sherbimi i urgjences dhe i reanimacionit, ne katin e dyte do te kete 7 salla operacioni, sherbimi i kirurgjise me rreth 30 shtreter, nderkohe qe ne kete spital do te ngrihet dhe sherbimi i dyte i politraumave, krahas atij ne Spitalin Ushtarak. I gjithe investimi kap shifren e 53 milione eurove, nga te cilat 37 per qind jane financuar nga qeveria shqiptare dhe 63 per qind nga Banka e Keshillit te Evropes.
Specializimet
Drejtoria e QSUT-se ka nisur pergatitjen e stafit, i cili do te punoje ne sherbimet qe do te ofroje spitali i ri, pasi teknologjia eshte e tille qe kerkon dhe pergatitje te stafit. Sipas Godos, spitali i ri do ta ngreje ne nje nivel te larte standardin e sherbimit shendetesor ofruar qytetareve.