PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Zgjedhjet dhe zgjidhjet


E Premte, 26 Qershor 2009

Nga Isidor Koti



Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara kur shqiptaret kane ngurruar te hedhin voten e tyre nga mosbesimi i ndryshimit, kete 28 qershor zgjedhjet shikohen si zgjidhje. Ka disa tregues ne kete arsyetim. Nuk jane vetem sondazhet, apo interesi qytetar ne media, jo vetem ardhja e mijera emigranteve per te votuar, por besimi i vertete se Shqiperia tashme ndodhet ne nje rruge pa kthim. Jemi nje vend qe aspiron te jete me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian, pas anetaresimit ne NATO. Cdo humbje e ketij shansi do te na jepte shuplaken me te rende historike. Zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit jane nje test shume i rendesishem per vendin dhe zgjidhja e vetme per ne, pavaresisht kush i fiton keto zgjedhje, eshte garantimi qe ky do te jete nje proces i denje. Berisha eshte treguar i sinqerte ne nje pike shume te rendesishme qe ka te beje pikerisht me te kaluaren, duke thene shprehimisht se "ne nje vend zgjedhjet jane shume te rendesishme, por per vendet qe kane pasur probleme me zgjedhjet, ato jane edhe shume here me te rendesishme". Nga ana tjeter, kreu socialist Edi Rama ka konsideruar te shenjte cdo vote te qytetareve shqiptare dhe kjo e ben edhe me te besueshme idene e rendesise se zgjedhjeve te ndershme dhe te denja nga te dy polet kryesore.

Zgjedhjet do te ofrojne nje zgjidhje shume te rendesishme kete 28 qershor, ndryshimin e mentalitetit politik, qe do te thote se tashme shqiptaret do ta shikojne politiken si nje timonier te rendesishem te zhvillimit te vendit dhe jo nje pallat endrrash ku nuk mund te ndihet i pushtetshem asnje qytetar. Keto zgjedhje do te ofrojne edhe nje element te rendesishem te demokracise, konsolidimin e institucioneve demokratike, te zgjedhura nga populli mbi bazen e meritokracise. Ne rast se nuk do te kete mirefunksionim te ketyre institucioneve, atehere do te bejme hapa mbrapa, por kjo ka pak gjasa te ndodhe, sepse do t'i bllokonin frymemarrjen demokracise ne zhvillim. Pritet qe administrata te kujdeset sic duhet qe te kete ca me teper pasterti dhe sinqeritet ne raport me c'ishte premtuar.

Por ne c'sfond mund te ndodhnin apo kerkohen keto zgjidhje? Me sa eshte pare deri me sot, per shkak te problemeve te njohura, pa e mohuar dashurine e madhe te shqiptareve per zhvillimet politike, zgjidhjet jane pare ne kontekstin e ngjyrave te vecuara. Keto ngjyra shpeshhere sillnin edhe hutimin prej tyre, dhe jo pak here kane qene lajtmotivi qe do te shqetesonte me vone qytetaret e ketij vendi, per shkak te perendimit te ketyre ngjyrave. Keto ngjyra te vecuara shfrytezuan momentin, duke lene menjane ndjeshmerine per hallet e jetes se perditshme, qe do te thote se me se pari ata mendonin per fatin e tyre. Ne kete sens, per cdo qeveri te ardhshme, pista me e rrezikshme mbetet problematika sociale; papunesia, rritja e cmimeve, hallet e infrastruktures etj. Te gjitha keto pika te dobeta palet i kane gjetur ne "thembren e Akilit" dhe jo vetem e kane evidentuar, por e kane bere mates dhe tregues te suksesit te pritshem ne mandatin e ardhshem 4-vjecar. Cdo deshtim ne kete proces do ta bente humbese ndoshta edhe per disa dekada forcen qe do te vije ne pushtet, sepse shqiptaret nuk e durojne dot me gjendjen e apatise.

Shqiptaret vijne ne keto zgjedhje me besimin e plote se do te votojne pa probleme dhe dyshime dhe mbi te gjitha pa pasur zgjedhje te kontestuara. Pas anetaresimit te plote te vendit ne NATO, pas mbylljes se procesit te ratifikimit te MSA-se dhe rritjes se shanseve qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat per ne BE, pas disa arritjeve te kenaqshme ne infrastrukture, cdo problem me zgjedhjet do te zhbente arritjet historike dhe do te vinte ne pikepyetje te madhe karrieren dhe kredibilitetin e krereve kryesore te pozites dhe opozites.






Komento artikullin | Shiko komentet (5 komente)
Te Tjera nga rubrika