Politika dhe artistet si marioneta
E Premte, 26 Qershor 2009
Nga Ben Andoni
Kur pas pak ditesh, gjithcka te kete marre fund ne zgjedhjet politike, kafenete, vendi i punes se pjeses me te madhe te komunitetit te artisteve do te jene vendi, ku shume syresh do te perballin veshtrimin e njeri-tjetrit. Do vecohen ata qe kane bere dicka: do zhduken ata qe do te jene tashme deputete (nese); ndersa do te qendrojne ata qe kane fituar nga fushata, apo me te shumet ata, qe i sherbyen politikaneve me artin e tyre. Do kujtojne bemat. Do te thashethemojne. Eshte nje liste e vogel nga te dy krahet, qe kane qene pas njerezve te pare te politikes shqiptare. Ajo qe u ka munguar dhe ka qene e dukshme- ishte se cfare u kane dhene dhe u kane deklamuar kolegeve dhe auditorit shqiptar. A do te kene me valle kuraje t'i shohin ne sy? Apo, me sakte, a do ti begenisin me? Te gjitha keto jane hamendesira sepse votimet s'kane mbaruar dhe as numri i deputeteve-artiste nuk eshte percaktuar. Nje gje do te mbetet e gjalle per komunitetin e artisteve, menyra sesa shemtuar i perdoren serish politikanet zerat e tyre dhe patetizmi fals i tyre ne tribuna.
A ka pasur ndonje qe te thote me shume sesi e sheh artin shqiptar ne te ardhmen; A ka pasur valle ndonje qe t'i shpetonte zerit te urrejtjes; A kane mundur artistet shqiptare tu tregonin kolegeve, qe ata do te ishin nje ze me shume...Per te gjitha eshte pa druajtje nje: Jo e madhe. Dihet dhe eshte pare niveli i shumices se deputeteve nga komuniteti i artisteve. Ata jo vetem qe s'jane pershtatur per te artikuluar nje mendim origjinal, por edhe kur kane mundur e kane treguar veten se jane thjesht shtojca dhe leva te pazeshme te pushtetit ne fuqi. Mund te bindesh lehte, sot, dhe te besh bilance. Sa keq jane katandisur nje sere aktivitetesh kulturore dhe sesi premtimet e shume prej drejtuesve te institucioneve kulturore s'jane mbajtur. Njesoj si kater vjet me pare, kur qeverisja e kundershtareve te sotem politike, i solli aq pak gjera kultures kombetare. Buxheti i MTKRS-se serish mbeti shume poshte, ndersa aktivitetet gjithmone te kontrolluara nga klanet dhe afersia e subjekteve te ndryshme me pushtetin. Kultura beri vendnumero. Sot, e kesaj dite, disa nga objektet me te rendesishme te trashegimise vidhen hapur dhe zeri i artisteve te ndryshme mungon, ashtu si me sa duket do te jete neser dhe shpresojme jo gjithmone.
Shqetesimi nuk vjen sepse nuk mund te pritet ndryshim, por se edhe ne kete fushate- ata artiste qe qendruan pas NJESHEVE jane pa parametrat e duhura per te perfaqesuar komunitetin shqiptar te artit. Ata gjykojne vetem nga ngjyra, dhe jo nga rendesia e artit dhe asaj qe mund t'i jepnin kultures ne shoqeri.
Fushatave e zgjedhjeve eshte ne mbarim, por komuniteti i artisteve shqiptare do te kujtohet serish, qe nuk diti te beje artikulime serioze per interesat e medha te kultures shqiptare dhe per faktin se edhe ne kete mandat- duket se do te kemi serish marioneta te bindura te politikaneve. Cdo i thone valle njeri-tjetrit, kur te shihen ne sy ne kafenete e fjaleve?