Nena pret te linde femijen pa tru
E Enjte, 25 Qershor 2009
Mjeket ekografiste ne Tirane se fundmi, kane evidentuar nje femije te cilit i mungon pjesa e trurit. Nena, nga nje fshat i thelle i Elbasanit nuk ka kryer eko gjate 7 muajve te pare te shtatezanise, ndaj edhe nuk ka pasur mundesine te vereje anomaline tek femija i saj. "Sot ne nuk mund te bejme nje nderprerje te shtatzenise, pasi nena eshte ne muajin e tete. Gruaja eshte rikthyer perseri ne Elbasan dhe presim qe te behet nje lindje normale e saj, por femija nuk mund te jetoje", kane pohuar mjeket ekografiste ne Tirane. Sipas tyre, kjo ka ardhur per shkak te mos perdorimit te acidit folik, i cili ndihnim ne formimin e kafkes se trurit dhe te shtylles kurrizore. Kjo grua nuk ka perdorur kete medikament por edhe ka neglizhuar qe te kryeje nje eko, per te pare zhvillimin e femijes se saj.