PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

UT, celen aplikimet per doktoratura


E Enjte, 25 Qershor 2009

Dhjete studente te Gjuheve te Huaja, kane marre dje diplomat master te nivelit te dyte. Gjate ceremonise se diplomimit, ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja ne Tirane ishte i pranishem rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, i cili u shpreh se studentet, qe kane mbaruar masterin e nivelit te dyte mund te aplikojne menjehere per te vazhduar doktoraturen dhe kjo eshte nje e drejte qe ua njeh ligji i Arsimit te Larte. Studentet qe u diplomuan, i perkisnin Universitetit te Tiranes dhe universiteteve te rretheve. Vitin e kaluar keto mastera nuk u hapen, pasi Agjencia e Akreditimit nuk i miratoi kurrikulat ne kohe, ndersa pritet te rihapen serish kete vit akademik. Ndersa per te gjithe ata qe kane tashme ne xhep nje diplome te shkolles se larte me sistemin 4-vjecar, por duan te cojne me tej njohurite e tyre, do te nisin se shpejti studimet master dhe ata te doktoratures, te cilat ofrohen sipas specialiteteve prane cdo fakulteti. Por, per te gjitha ata qe duan te aplikojne per pasuniversitaret duhet qe te dorezojne ne sekretarite perkatese te fakulteteve, nje dosje individuale me disa kritere te percaktuara me pare nga fakulteti. Nese dosja qe ata dorezojne nuk ploteson, qofte edhe njerin nga keto kritere, ata skualifikohen dhe nuk mund te marrin pjese ne gare. Nderkohe qe vete fakultetet, ne baze te specifikave qe kane, vendosin te tjera kritere seleksionuese, sic eshte ai i notes mesatare. Drejtuesit e fakulteteve shpjegojne se ne rastet kur kerkesat per te nisur nje nivel te caktuar studimesh, jane me te larta se sa kuotat qe pritet te miratohen se shpejti ne qeveri, atehere fituesit do te perzgjidhen ne baze te notes mesatare dhe ne rast se kerkesat jane me te vogla se sa kuotat, do te pranohen te gjithe aplikantet.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika