PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Legalizimet, 2 mije emrat e rinj

Denisa Xhoga
E Enjte, 25 Qershor 2009

Gazeta "Koha Jone" publikon sot pjesen e dyte dhe te fundit te listes me 5 113 ndertime qe u perkasin 6 200 familjeve, me nje siperfaqe rreth 1. 85 milion mē. Vendimi u miratua ne oret e para te dites se djeshme, ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave. Menjehere pas hyrjes ne fuqi te ketij vendimi, 6 200 familje perfitojne lejet e legalizimit dhe nisin procedurat per hipotekimin e tyre. Keto lista, kane kaluar te gjitha procedurat e kualifikimit nga Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit te Zonave Informale, ALUIZNI.

Brenda gjashte muajve kjo eshte lista e 9-te e miratuar nga Keshilli i Ministrave, qe do te thote rreth 25 mije leje legalizimi te dhena deri tani. Ndertimet qe legalizohen rishtas nisin qe nga Tirana, Durresi, Korca, Lezha, Durresi, Fieri, Elbasani. Ne keto lista perfshihen pallate me shtesa te bera pas viteve '90-te, perfshihen ndertime te vecuara, si dhe ndertime te kryera ne zona informale. Ne te gjithe vendin perfshihen rreth 360 mije ndertime pa leje, te cilat jane shtepi, objekte biznesi si dhe objekte sociale. Ne legalizime perfshihen dhe shtesat e kateve, apo dhe ato anesore te pallateve te ngritura pas viteve 90 me leje dhe pa leje ndertimi.


Komento artikullin | Shiko komentet (9 komente)
Te Tjera nga rubrika