PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Emri, palet duket te gatshme


E Merkure, 24 Qershor 2009

Palet jane te gatshme te gjejne kompromis per zgjidhjen e emrit. Jane identifikuar sferat qe kane penguar deri tani procesin bashkebisedues per zgjidhjen e ceshtjes se emrit te Maqedonise. Keshtu eshte shprehur dje, mediatori Metju Nimic ne takimin e mbajtur ne Gjeneve te Zvicres.

"Ka ardhur koha qe zgjidhja te kerkohet me intensivisht, per te krijuar me shume siguri ne rajon dhe mundesuar anetaresimin e Maqedonise ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian. "Keshtu ka deklaruar ndermjetesuesi i Kombeve te Bashkuara Metju Nimic, pas bisedimeve dyoreshe ne Gjeneve me perfaqesuesit e dy vendeve, ambasadoret Jolevski dhe Vasilakis.

"Maqedonia dhe Greqia jane te gatshme qe te gjejne kompromis per zgjidhjen e kontestit per emrin", - eshte shprehur mediatori Nimic, edhe pse ne kete takim kishte ardhur pa ndonje propozim konkret. Nimic ka thene se ne takimin e Gjeneves eshte biseduar intensivisht per sferat, qe deri tani kane qene bllokuar.

Bashkebiseduesi maqedonas Zoran Jolevski, ka thene se Maqedonia eshte e gatshme per zgjidhje te kontestit per emrin, por jo per zgjidhje e cila do te demtonte identitetin e kombit dhe dinjitetin nacional.

Sipas diplomatit amerikan, takimi ne Gjeneve eshte parapergatitje per takimet e ardhshme, qe do te mbahen me 6 korrik ne Shkup dhe me 7 korrik ne Athine. "Atehere do te kemi pozicione me te qarta", - ka thene Nimic.

Ne takim eshte verifikuar edhe ndikimi i fuqishem i faktorit nderkombetare per zgjidhjen e kontestit per emrin. Sipas burimeve diplomatike, Nimic ka realizuar nje varg takimesh me perfaqesues te larte dhe me vendet me me ndikim ne perendim, te cilet jane interesuar te dine se deri ku ka ardhur procesi.














Te Tjera nga rubrika