PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

FYROM, si e presin te rinjte heqjen e vizave me BE


E Merkure, 24 Qershor 2009

Nga Fatos Musliu

Sinjalet pozitive nga Brukseli per liberalizimin e mundshem te regjimit te vizave per Maqedonine qe nga fillimi i vitit te ardhshem eshte pritur me pompozitet nga autoritetet politike ne Shkup. Ministri i Puneve te Jashtme i ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise Antonio Miloshovski, thote se vleresimi i Keshillit te Ministrave te jashtem te BE-se, per te arriturat e Maqedonise ne drejtim te liberalizimit te regjimit te vizave, do te thote nje mirenjohje per autoritetet e Shkupit. Ky vleresim i Keshillit te ministrave do te thote njeheresh, se ne BE ekziston vullnet politik per liberalizimin e regjimit te vizave, thote Miloshovski. "Dosja e Shkupit per heqjen e vizave eshte e paster dhe nuk varet nga ndonje problem i vogel eventual, me te cilin mund te ballafaqohet vendi deri ne heqjen e teresishme te vizave", thote ministri Milloshovski.

Zevendeskryeministri Abdylhaqim Ademi, thote se sinjalet pozitive nga Brukseli inkurajojne qeverine e Shkupit ne shume aspekte. "Vleresimi i Keshillit te ministrave per ne, eshte inkurajues dhe ne do te vazhdojme edhe me tutje te plotesojme kriteret teknike dhe ato politike, jo vetem per liberalizimin e vizave por, edhe per anetaresimin e plote te vendit ne Bashkimin Evropian", - thote zevendeskryeministri Ademi.

Liberalizimi i regjimit te vizave do te thote se qytetaret e Maqedonise, do te mund te udhetojne lirshem ne vendet e BE-se, pa viza dhe te qendrojne atje tre muaj si turiste, per biznes apo per sherim. Por, liberalizimi i vizave nuk do te thote, se qytetaret paraprakisht pa ndonje leje mund te punojne ne vendet e BE-se. Miki Trajkovski, nga OJQ-ja "Per te rinjte", thote se tani duhet t'u shpjegohet qytetareve me kujdes, per kushtet ne te cilat do te vleje liberalizimi i regjimit te vizave. "Liberalizimi i vizave nenkupton edhe vajtjen e shume te rinjve ne vendet e BE-se. Ata mendojne se atje do te mund te punojne. Por kjo nuk eshte e vertete, sepse liberalizimi i regjimit te vizave nuk do te thote, se qytetaret fitojne automatikisht te drejten edhe te punojne ne vendet e BE-se", - thote Trajkovski.

Sipas autoriteteve, rreth 70 per qind e te rinjve te Maqedonise nuk kane vizituar asnjehere ndonje vend te Bashkimit Evropian. Ata edhe pse i gezohen faktit te heqjes se vizave, shprehin edhe nje doze pesimizmi nese vertet do te mund te udhetojne ne Evrope. "Do te mund te udhetoje vetem ai qe ka para. Me keto te ardhura mujore minimale, ne nuk mundemi te planifikojme edhe nje vizite turistike ne vendet e BE-se", - thote Ollga Petrovska, nga Shkupi. DW




Te Tjera nga rubrika