Legalizimet, lista e re me 3 mije emra
Denisa Xhoga
E Merkure, 24 Qershor 2009
Ne Keshillin e Ministrave mberriti mbreme per miratim edhe nje liste e re me 5 113 ndertime pa leje, te cilat gazeta "Koha Jone" nis sot t'i publikoje me dy pjese. Burimet zyrtare konfirmuan se "Projekt-Vendimi me listat emerore, eshte dorezuar prane Keshillit te Ministrave. Ne numrin e sotem gjeni tre mije emrat e pare dhe pjesen e dyte e gjeni ne numrin e neserm.
Menjehere pas hyrjes ne fuqi te ketij vendimi, 6 200 familje perfitojne lejet e legalizimit dhe nisin procedurat per hipotekimin e tyre. Keto lista, kane kaluar te gjitha procedurat e kualifikimit nga Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit te Zonave Informale, ALUIZNI.
Brenda gjashte muajve kjo eshte lista e 9-te e miratuar nga Keshilli i Ministrave, qe do te thote rreth 25 mije leje legalizimi te dhena deri tani.
Listat e miratuar dje perfshine 5 113 ndertime qe u perkasin 6 200 familjeve, me nje siperfaqe rreth 1. 85 milion mē.
Ndertimet qe legalizohen rishtas nisin qe nga Tirana, Durresi, Korca, Lezha, Durresi, Fieri, Elbasani. Ne keto lista perfshihen pallate me shtesa te bera pas viteve '90-te, perfshihen ndertime te vecuara, si dhe ndertime te kryera ne zona informale. Ne te gjithe vendin perfshihen rreth 360 mije ndertime pa leje, te cilat jane shtepi, objekte biznesi si dhe objekte sociale.
Ne legalizime perfshihen dhe shtesat e kateve, apo dhe ato anesore te pallateve te ngritura pas viteve 90 me leje dhe pa leje ndertimi. Ne Tirane ku perfshihet dhe numri me i madh te ketyre pallateve, ky proces ka perfunduar ne pjesen dermuese te shtesave. Llogariten rreth 200 firma ndertimi qe kane dale nga projekti per te cilin eshte dhene leja e ndertimit dhe tashme kane kryer procedurat si dhe kane derdhur taksat per te perfunduar legalizimin dhe me pas hipotekimin e tyre.
Vijon ne numrin e neserm