PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Veshjet ekstravagante rrezikojne t'ju skualifikojne


E Hene, 22 Qershor 2009

Nese doni te fitoni te drejten per te ndjekur studimet e larta nuk do te merren parasysh vetem kriteret e nivelit te dijeve qe keni marre per 12 vjet me radhe, por edhe te veshjes. Sa me serioze te vishen maturantet, aq me shume i largohen skualifikimit. Nje urdher i nxjerre nga autoritetet e larta arsimore u ndalon maturanteve qe ne provimet me zgjedhje te vishen esktravagante. Jo minifunde, jo dekolte, jo veshje fort te ngushta. Jane keto keshillat, te cilat nese ndiqen, atehere maturanteve do t'u merret parasysh vetem kriteri i dijeve. Ne te kundert, maturantet do t'i largohen endrres per te ndjekur studimet e larta, te pakten per nje vit akademik. "Ne provimet me zgjedhje vishuni sa me serioze. Ne te kundert, ndaj jush do te merren masa, deri ne skualifikim". Keshtu i drejtohen autoritetet e institucioneve te larta arsimore maturanteve, te cilet do te jene kandidate per ne universitete. Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore e Tiranes, nje gje e tille behet per shkak se gjate dy provimeve te para me detyrim, maturantet jane veshur ne menyre shume ekstravagante, gje e papranueshme dhe joetike kjo, per institucionet arsimore. "Ne asnje vend te botes nuk sheh nxenes te veshur me dekolte, pantallona te shkurtra, minifunde, apo rroba ngjitur pas trupit", thone keto burime, duke treguar se ne asnje nuk mund te gjesh kesi veshjesh per te bere analogji. Te pyetur se c'mendojne per kete urdher, maturantet thone se megjithese eshte shume vape, nuk eshte rasti te tregohen rebele. Kjo veshje eshte e kushtezuar vetem per 4 ore sa do te zgjasin provimet me zgjedhje, ndaj nuk kane pse te ankohen.




Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika