PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Subashi-KQZ: Zgjedhjet ne rrezik nga qendrat e votimit


E Hene, 22 Qershor 2009

Te gjithe anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, shprehin shqetesimin per rrezikun qe i kanoset ne diten e votimit, per shkak te ndryshimeve te qendrave te votimit nga pushteti vendor. Edhe nenkryetarja e ketij komisionit, Deshira Subashi, u shpreh dje se, levizjet e papercaktuara te vendoreve te qendrave te votimit vetem 1 jave nga zgjedhjet, kane futur ne veshtiresi KQZ-ne dhe kane vene ne pikepyetje sigurine e zgjedhjeve. "KQZ me nje informacion skandaloz nga njesite e qeverisjes vendore eshte detyruar te beje nje vendimmarrje, e cila per nga natyra e te funksionuarit nuk ka pasur elementet minimale te sigurise. Uroj qe politika ta menaxhoje kete situate sepse ne fund te fundit jane perfaqesues politike, ata qe jane kryetar bashkish e komunash", u shpreh Subashi. Sipas saj, cdo kush qe nuk ploteson detyrimet qe ka Kodi Zgjedhor per ceshtjet zgjedhore, perben nje objekt shqyrtimi te KQZ-se, per nje pergjegjesi administrative, pse jo dhe penale.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika