PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Moisiu: S'kane figure te paster per te qene deputete, gati 15% e kandidateve"


E Hene, 22 Qershor 2009

Jo pak, por 15 per qind e kandidateve per deputete te te gjithe forcave politike, rezultojne se nuk kane figure te paster per te qene perfaqesues te denje te popullit. Ky rezultat u be publik dje nga "Koalicioni per nje parlament te paster", qe drejtohet nga ish Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu. Sipas kontrollit te kryer nga ky koalicion per 165 emra ne listat per kandidate te disa partive, rezulton se 15% e tyre nuk jane te pershtatshem per te qene ne Kuvend. Per te arritur ne nje konkluzion te tille, jane pare disa indikatore, si arsimimi, kontributi qe keta kandidate kane dhene ne politike, pastertia penale si dhe perfolja per ceshtje kontroversiale. "Secili kandidat iu nenshtrua nje analize te hollesishme vleresimi me pike, ku rol luajten te gjithe kriteret e mesiperm. Rreth 15% e kandidateve potenciale qe jane ofruar nga partite politike per te kerkuar voten e shqiptareve, rezultuan se nuk i permbushnin standardet kualifikuese dhe nuk jane te keshillueshem per t'u zgjedhur ne Kuvendin e ardhshem", u shpreh, ish kreu i shtetit, Moisiu. Sipas tij, nder figurat e padenja per ne Kuvendin e ri, tre prej tyre ndodhen ne listat e PS, 5 ne listat e PR, 2 ne listat e LSI, 3 ne listat e PD, 3 ne listat e PDK dhe nga 1 ne listat e G99, LDK, PDS, LZHK dhe PSV91. Ne keto kushte, ky koalicion i drejtuar nga Moisiu, u keshilloi forcave politike qe te rishikojne edhe nje here ne menyre konstruktive pjesemarrjen e tyre ne listat e kandidateve, ose qofte edhe ne renditjen e tyre brenda ketyre listave, per te kufizuar pjesemarrjen e tyre ne Kuvendin e ardhshem. Koalicioni "Parlament i Paster" perbehet nga nje numer organizatash te pavarura te cilat perfaqesohen publikisht nga ish-Presidenti i Republikes Alfred Moisiu. Qellimi i kesaj nisme ishte krijimi i nje presioni pozitiv brenda partive politike ne menyre qe ato te rrisin cilesite e kerkesave kualifikuese me ane te te cilave ato perzgjedhin kandidatet e tyre per deputete. Nder kriteret qe Koalicioni perfshiu ne hulumtimin e tij ishte, edukimi i kandidateve, pervoja e tyre profesionale dhe ajo politike, si dhe precedentet penale. Po keshtu edhe perfshirja e kandidateve ne ceshtje kontroversiale te ngritura kryesisht nga shtypi i pavarur vendas. R. Rapushi






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika