PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Meta: Me 28 qershor kthejne ne shtepi Berishen


E Hene, 22 Qershor 2009

Lideri i LSI-se, Ilir Meta kerkoi dje ne Diber qe me vote ne 28 Qershor te kthejne ne shtepi kryeministrin Sali Berisha, qe sipas tij ka mbushur edhe moshen e pensionit. Gjate prezantimit te bashkeshortes se tij, Monika Kryemadhi, si kandidate per deputete ne kete zone, Meta beri thirrje qe shqiptaret, se bashku me LSI-ne, te nisin rrugen e nje mazhorance te re dhe nje qeverie te re. "Dibra do te gdhihet e kuqe ne 29 Qershor, sepse i kuq eshte flamuri yne kombetar dhe Dibra dhe dibranet gjithmone kane sakrifikuar per lirine e Shqiperise ne te gjitha koherat. Ndaj me 28 Qershor do te kthejme ne shtepi Sali Berishen, se ka mbushur edhe moshen e pensionit dhe te nisim rrugen e nje mazhorance te re dhe te nje Qeverie te re", tha Meta. Sipas tij, Dibra dhe dibranet do te votojne qe e ardhmja e tyre te jete e sigurt, do te votojne qe Shqiperia te jete e shqiptareve dhe jo e "fazlliceve". Ai shprehu bindjen se dibranet do te votojne per LSI, ne menyre qe zeri i tyre te degjohet fort ne parlament dhe ne qeverine e ardhshme. Nga ana e saj, kandidatja per deputete e LSI-se ne kete zone, Monika Kryemadhi, tha se e ka per nder qe eshte dibrane dhe kandidon ne kete zone. Ajo u shpreh e bindur se kjo zone do te votoje LSI, pasi tashme e gjithe Dibra eshte e kuqe, jo me blu.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika