PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Topalli: Shqiperia turistike do te dyfishoje vizitoret


E Hene, 22 Qershor 2009

Kryetarja e Kuvendit, njekohesisht nenkryetarja e Partise Demokratike, Jozefina Topalli zhvilloi dje ne Velipoje mitingun me te madh te 20 vitet e fundit ne mbeshtetje te plote te PD-se dhe projektit te Shqiperise Evropiane. Ne fjalen e saj ne kete takim, Jozefina Topalli u ndal ne dy projektet kryesore te mandatit te dyte te cilat jane turizmi dhe revolucioni industrial. Sipas saj, ne 4 vitet e ardhshme, Shqiperia do te jete vendi me i preferuar i turisteve. "Ne kater vitet e ardhshme, Shqiperia turistike do te dyfishoje vizitoret e saj. Do te perfundoje teresisht infrastruktura rrugore aeroportet portet do ndertohen resorte turistike. Do te shtrihet rrjeti rrugor drejt zonave turistike malore, per ta bere Velipojen dhe gjithe Shqiperine nje nga vendet me terheqese per turizmin", deklaroi Topalli ne Velipoje. Sipas saj, Thethi, Boga, Drini, liqeni i Shkodres jane vende te mrekullueshme ku do te shumefishohen investimet, per t'i kthyer ne destinacione kryesore turistike. Po keshtu Topalli theksoi se pas revolucionit fiskal, ne mandatin e dyte do te kemi nje revolucion industrial qe do te thote nje ekonomi e forte, nje ekonomi solide, mundesi e madhe punesimi per 160 mije shqiptare.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika