Ruli: Ne e meritojme qe te fitojme, mbajtem promtimet
E Hene, 22 Qershor 2009
Kandidati i Partise Demokratike ne Gjirokaster, Genc Ruli gjate nje takimi me banoret e Libohoves deklaroi se ne listen e Partise Socialiste per kete qark ka figura te cilat nuk e meritojne te perfaqesojne Gjirokastren. Gjate takimit me banoret e Libohoves Ruli kerkoi mbeshtetjen e tyre per zgjedhjet e 28 qershorit, sepse, sipas tij, vota pro PD-se eshte siguri per te ardhmen. Ministri i Ekonomise u tha votuesve se investimet e qeverise Berisha gjate ketyre kater viteve kane bindur jo vetem perkrahesit e PD-se, por edhe te majtet per seriozitetin e punes se qeverise. "Ne e meritojme te fitojme, ne meritojme te kemi mbeshtetjen e qytetareve te Gjirokastres, jo vetem per ato qe kemi bere, por me shume, per ato qe do te bejme 4 vitet e ardhshme. Nje nga prioritetet tona do te jete zhvillimi i infrastruktures rrugore ne zonat rurale, krahas punesimit dhe rritjes se vazhdueshme te rrogave dhe pensioneve", tha Ruli ne Libohove.