Rama refuzon Meten: Voto per PS
Rozeta Rapushi
E Hene, 22 Qershor 2009
Partia Socialiste refuzoi ftesen e kreut te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, per takim dhe bashkim ne zgjedhje dhe i ben thirrje atij te votoje per PS-ne. Kandidati per deputet ne Tirane, Saimir Tahiri, i sugjeroi dje nga selia roze Metes, qe te jape kontributin e tij konkret ne kete drejtim, duke iu bashkuar apelit te kesaj partie qe ne 28 Qershor, te gjithe te votojne per numrin 33 ne liste, Partine Socialiste. Sipas Tahirit, vetem duke votuar per PS-ne, garantohet vota per ndryshimin historik dhe fundi i politikes se vjeter te se shkuares. "Duke shprehur kenaqesine qe edhe Ilir Meta pranoi me se fundi qendrimin tone, se largimi i Sali Berishes eshte nje domosdoshmeri, theksojme se kjo mund te realizohet vetem duke i bashkuar te gjitha votat, per Partine Socialiste", beri te qarte Tahiri, pa pranuar keshtu mbledhjen e lidereve politike ne takimin e se henes, te iniciuar nga Meta. Takim ku LSI ka ftuar te gjithe ish kreret e Partise Socialiste, per bashkim te se majtes ne keto zgjedhje, perfshire ketu edhe Fatos Nanon, apo figura si Rexhep Mejdani, etj. "Duhet te mbyllim kapitullin e politikes se vjeter dhe hapur kapitullin e politikes se re. Pikerisht per kete arsye, ne e ftojme Ilir Meten te jape kontributin e tij konkret, ne kete drejtim, duke iu bashkuar apelit tone qe me 28 qershor, te gjithe duhet te votojne Partine Socialiste te Shqiperise, numrin 33. Sepse vetem duke votuar per Partine Socialiste te Shqiperise garantohet vota per ndryshimin historik dhe fundi i politikes se vjeter te se shkuares", theksoi ai ne emer te Partise Socialiste. Ai theksoi se zgjedhjet e 28 Qershorit, jane historike per te ardhmen e perbashket. Jane zgjedhjet e ndryshimit, qe do i japin cdo shqiptareje dhe shqiptari, shprese per te ardhmen. Keshtu, ne menyre teper te qarte, PS i kerkon Metes qe, nese vertete pretendon bashkepunim, atehere kjo forme bashkepunimi mes forcave te majta, duhet te vije nepermjet votes qe LSI, duhet te jape per kete force politike ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Nderkohe qe dhe eksponente te tjere socialiste, si Pellumbi dhe Meidani nuk kane preferuar te pergjigjen. Madje Pellumbi e ka cilesuar si te vonuar kete ftese.
"Shqetesimi i Edi Rames per manipulime, solli ftesen"
Sekretari i Marredhenieve me Publikun ne LSI, Luan Rama, perseriti dje ftesen per bashkimin e se majtes, ne funksion te realizimit te fitores ne 28 Qershor. Sipas tij, ftesa e bere dy dite me pare nga Meta, eshte nje reagim i pergjegjshem dhe politik ndaj shqetesimeve te vazhdueshme te shprehur kohet e fundit nga kryetari i PS, Edi Rama ne lidhje me ate qe ai e ka quajtur perpjekje apo tentative te pushtetit per te manipuluar voten dhe per te deformuar keshtu vullnetin e qytetareve shqiptare ne zgjedhjet e 28 qershorit. "Ne nuk e quajme te vonuar kete iniciative, pasi asnjehere nuk eshte vone, per te qene pjese e atyre qe kontribuojne per fitoren e te majtes. Meqenese jemi ende nje jave perpara zgjedhjeve mendoj se ka kohe per te gjithe socialistet dhe progresistet te reagojne ne funksion te koordinimit te perpjekjeve, me synim, largimin e Berishes nga pushteti dhe fitoren e se majtes", u shpreh Rama. Ne kete kuader, ai e perseriti edhe nje here ftesen per te gjithe ata qe e ndiejne veten socialiste, qe jane faktore influente te politikes se majte progresiste, kane kohen, shansin dhe pergjegjesine t'i afrohen kesaj iniciative.