PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Berisha, 52 mije SMS nga qytetaret

Berisha, 52 mije SMS nga qytetaret

Fatjona Mejdini
E Hene, 22 Qershor 2009

Pjesa me e madhe e 52 mije mesazheve te ardhura ne pak jave ne nje numer te posacem per kryeministrin Berisha jane perdorur ne hartimin e programit elektoral te Partise Demokratike, per kater vitet e ardhshme. Diten e djeshme kryeministri beri nje vizite ne zyren ku priten keto mesazhe, nga ku theksoi se ai ishte njohur me to ne menyre te vazhdueshme dhe ishte kujdesur qe problemet e shfaqura aty dhe sugjerimet te perfshihen ne programin per kater vitet e ardhshme. Duke iu pergjigjur ne kete menyre deklaratave te Rames, i cili ka nenvizuar gjithnje se kishte shkelur ne te gjithe Shqiperine, ku nepermjet degjesave nga qytetaret, kishte bere te mundur realizimin e programit. "Une kam pasur nje ndjekje te pergjithshme dhe disa prej tyre jane aplikuar ose do te aplikohen, ndersa te tjerat jane perfshire ne programin elektoral te Partise Demokratike, i cili do te implemetohet ne kater vitet e ardhshme te mandatit te dyte qeverises", deklaroi Berisha ne viziten qe kreu ne zyren e mesazheve, duke theksuar rendesine qe jane keto mesazhe per njohjen e problemeve reale te shqiptareve. Nje pjese e madhe e ketyre mesazheve ishin perqendruar tek punesimi, duke e konsideruar papunesine si nga problemet qe i shqetesonte me shume shqiptaret. Ne lidhje me kete shqetesim, kreu i qeverise premtoi se punesimi ishte nje nga prioritet kryesore te qeverise se tij ne kater vitet e ardhshme dhe qeveria premtonte se do te hapte 160 mije vende te reja pune ne te gjithe Shqiperine. "Punesimi eshte edhe do te mbetet kryefjale e kater viteve qe do vijne. Ju garantoj se programi yne per punesimin e 160 mije qytetareve shqiptare eshte dhe do te jete i bazuar tek biznesi, si gjeneratori me i madh per punesimin", deklaroi kryeministri Berisha, duke i kthyer pergjigje edhe nje qytetari i cili ishte i interesuar per te ardhmen e punesimit ne vend. Po keshtu kryeministri Berisha i ktheu pergjigje te gjithe atyre qytetareve te cilet nepermjet mesazheve kishin shfaqur interes per liberalizimin e vizave. "Brenda pjeses se pare te mandatit te dyte, qytetaret shqiptare do te levizin te lire ne te gjithe Evropen", deklaroi Berisha ne lidhje me liberalizimin e vizave. Po keshtu kryeministri Berisha ne baze te mesazheve te marra theksoi se prioritet i qeverise per Shqiperise Evropiane ishte edhe permiresimi i metejshem i infrastruktures dhe ndertimi i akseve te rendesishme rrugore. Nga ana tjeter nje interes i madh i qytetareve ishte shfaqur edhe per reformen ne sistemin e shendetesise. Sipas Berishes, qe ne fillim te mandatit te dyte do te behen edhe reformat me te medha per kete sektor shume te rendesishem per permiresimin e jetes se qytetareve. Prej muajsh me ane te nje spoti publicitar kryeministri Berisha i ftoi te gjithe shqiptaret qe te dergonin mesazhe ne nje numer te tij personal per te shfaqur aty problemet dhe sugjerimet e tyre. Sipas Berishes, ky komunikim rezultoi i suksesshem dhe i vlefshem per nje perceptim te sakte te problemeve te qytetareve.


Komento artikullin | Shiko komentet (81 komente)
Te Tjera nga rubrika