PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 6 ) Shiko komentet
BALLE PER BALLE per pronat

BALLE PER BALLE per pronat


E Premte, 20 Prill 2007

Presidenti i Nderit te Partise Republikane, Sabri Godo dhe kryetari i Komisionit te Ekonomise, deputeti demokrat Edmond Spaho, shpjegojne qendrimet

Ligji -Per kthimin dhe kompesimin e pronave", si do te zbatohet pa cenuar interesat e ish-pronareve?

GODO - -Nuk eshte nje ligj i plote, sepse ngrihet mbi bazen e ligjeve te tjera qe nuk kane vene ne vend te drejten e njohjes se prones private konform Kushtetutes dhe standardeve europiane. Qe ketu fillon ngaterresa. Ligjet qe jane bere nuk kane bazen e duhur dhe prandaj nuk funksionojne, vecanerisht ligji i kompensimeve qe ka ardhur si nje produkt i trurit, qe eshte bere ne zyre dhe jo nga nje njohje e vertete e terrenit. E thene ndryshe askush nuk di sot ne Shqiperi te tregoje se sa jane pronaret qe duhen kompensuar, per cfare siperfaqje behet fjale, cila eshte vlefta. Pa nje studim te tille eshte e veshtire te pranohet nje ligj mbi kompensimet dhe te funksionoje. Do te hasim menjehere veshtiresite e para dhe mbi te gjitha menyra se si eshte bere nuk i permbahet logjikes ligjore. Dihet se ky ligj nuk eshte shoqeruar me nje fature financiare, ndersa kjo ka efekte financiare, ka te beje me buxhetin dhe qe ketu fillon ngaterresa. Disa llogarisin qe do te duhen shekuj per kompensimin e pronareve. Keta qe e thone kete nisen nga nje llogari me hamendje. Keshtu qe une asnjehere nuk kam besuar se ky ligj do te arrije te zgjidhe problemin e njohjes se prones dhe kompensimit te asaj qe mund te kthehet."

Ligji 7501 -Per token" i miratuar nga Parlamenti i pare pluralist ne vitin 1991 me konsensusin e forcave politike eshte kerkuar te shfuqizohet. Do ta zgjidhe kjo problemin e prones?

GODO - -Ky eshte nje term shume elastic, sepse me sa kam dijeni nuk behet fjale per shfuqizimin e ketij ligji dhe per ta zevendesuar me nje tjeter. Ajo qe propozohet nuk ka efekt prapaveprues, do te thote se ligji 7501 ne nje fare menyre mbetet ne fuqi, sado qe te deklarohet i shfuqizuar sepse behet fjale per tani e prapa. Por tani nuk ka mbetur me toke per t’u ndare, pervec asaj qe refuzohet, sepse nuk eshte toke e pershtatshme. Keshtu qe, une e quaj kete nje inciative te mire, por ne substance nuk zgjidh aasgje. Toka prape do t’u mbetet atyre qe e kane marre me ligjin 7501 dhe termi shfuqizim ne kete rast nuk funksionon, nuk ka aq kuptim. Te tere ato qe kane marre token me ligjin 7501, ky ligj u njeh te drejten e prones. Behet fjale per ketej e mbrapa qe pothuajse nuk ka me se cfare te ndahet."

Ligji -Per legalizimet" krijon hapesira per menjanimin e zbatimit te ligjit te pronave. Si do shmangej nje perplasje e tille mes pronareve te rinj dhe te vjeter?

GODO - -Ligji i legalizimeve permban dy difekte. E para, sepse u provua qe nuk do te kompensohen ish-pronaret ne kohe. Ishte nje afat me 31 mars, ku akoma nuk ka filluar. Problemi tjeter eshte se behet legalizimi para se te kemi nje plan urbanistik te ketyre rajoneve, ku do te kalojne rruget, ku do te jene qendrat shendetesore, si do te jene kanalizimet. Te gjitha keto do te krijojne probleme per 2 ose 3 vitet e ardhshme dhe pastaj do t’i duhet shtetit te paguaje per ato qe do te prishe, ne menyre qe te beje sistemimin urban te ketyre zonave. Nga kjo ane ky ligj ishte i pershpejtuar dhe krijon probleme."

SPAHO -Ligji -Per kthimin dhe kompesimin e pronave", si do te zbatohet pa cenuar interesat e ish-pronareve?

-Zbatimi i ligjit per kthimin dhe kompesimin e pronave synon te plotesoje interesat e pronareve dhe jo t’i cenoje ato. Ligji u jep te drejten ish-pronareve te marrin pronen e tyre kur eshte e mundur fizikisht, si dhe ju jep mundesine te kompesohen ne natyre ose vlere kur prona nuk eshte e mundur te kthehet fizikisht. Vonesat ne zbatimin e ligjit kane cenuar interesat e pronareve. Qe nga fillimet e viteve ‘90, ligji eshte rishikuar disa here me synimin qe te behet sa me i sakte. Rishikimet e herepashershme kane vonuar zbatimin e tij, sidomos ne drejtim te kompesimit te prones. Kjo ka bere, sipas mendimit tim, qe me kalimin e viteve te kufizohet mjaft opsioni i kompensimit fizik per shkak te zenies se tokave prone shteterore."

Ligji 7501 -Per token" i miratuar nga Parlamenti i pare pluralist ne vitin 1991 me konsensusin e forcave politike eshte kerkuar te shfuqizohet. Do ta zgjidhe kjo problemin e prones?

SPAHO --Ka pasur kerkesa nga drejtime te ndryshme per shfuqizimin e tij. Ky ligj eshte miratuar me konsensusin e te gjitha forcave politike, prandaj duhet konsideruar si zgjidhja me e mire e mundshme per rrethanat ne te cilat ndodhej vendi ne ate kohe. Nuk besoj se ne te ardhmen ky ligj mund te shfuqizohet, pavaresisht se ne disa zona te vendit, kryesisht ato veriore, toka eshte ndare sipas kufinjve te vjeter."

Ligji -Per legalizimet" krijon hapesira per menjanimin e zbatimit te ligjit te pronave. Si do shmangej nje perplasje e tille mes pronareve te rinj dhe te vjeter?

SPAHO --Ligji per legalizimet synon te zgjidhe nje problem tjeter te madh me te cilin po perballet Shqiperia qe nga fillimi i viteve ‘90, ate te informalitetit ne sektorin urban. Jane me qindra mijera ndertime te paligjshme te bera gjate 15 viteve te fundit te cilat, jo vetem kane efekt negativ ne zhvillimin ekonomik te vendit sa kohe qe qendrojne si informale, por kane bllokuar edhe procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave. Legalizimi i ketij informaliteti eshte i vetmi opsion racional. Sigurisht kjo shkon ndesh me interesat dhe te drejtat e ish-pronareve. Per te zgjidhur kete perplasje, qeveria duhet te ndermarre hapa serioze dhe te shpejte per kompensimin fizik ose me vleren e tregut te pronareve te cileve ju eshte zene toka."



Pergatiti Denis Dedej


Komento artikullin | Shiko komentet (6 komente)
Te Tjera nga rubrika