PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
PS: Aplikoni per leternjoftimet

PS: Aplikoni per leternjoftimet


E Merkure, 17 Qershor 2009

Partia Socialiste u beri dje thirrje qytetareve, qe te aplikojme sa me pare per marrjen e leternjoftimeve dhe per te garantuar te drejten e votes. Vetem nje dite pas vendimit per shtyrjen e aplikimit per kartat e identitetit deri me 18 qershor, te bere publik nga ministri i Brendshem Bujar Nishani, selia roze nepermjet anetares se kryesise, Lindita Nikolla, apeloi per aplikimin per leternjoftimin elektronik. "Kur mbetet dhe vetem nje dite nga perfundimi i afatit per te aplikuar per leternjoftimin elektronik, Partia Socialiste i ben thirrje te gjithe qytetareve shqiptare pa pasaporte, te aplikojne nje ore e me pare, duke siguruar keshtu te drejten per te votuar ne zgjedhjet e 28 qershorit", drejtoi thirrjen gjate nje konference per shtyp, Lindita Nikolla. Shqetesimi i partise me te madhe ne opozite per ceshtjen e kartave te identitetit, eshte shfaqur shpeshhere ne media. Vemendja e kryesore e tyre eshte e perqendruar ne aplikimet e qytetareve dhe terheqja e dokumentit te identifikimit. "Deshirojme t'u kujtojme te gjithe qytetareve, te cilet kane aplikuar por nuk e kane terhequr leternjoftimin elektronik, te paraqiten sa me pare ne sportelet e sherbimit, per te terhequr kete dokument, i cili i lejon te votojne ne zgjedhjet e 28 qershorit", theksoi anetarja e kryesise se Partise Socialiste. Mbi ceshtjen e aplikimeve dhe marrjen e leternjoftimeve te pergatitura, socialistet kane marre shpeshhere informacione nga Ministria e Brendshme, per te mesuar gjendjen ne te cilen ndodhet ecuria e procesit. Duke e cilesuar si te rendesishem per zgjedhjen e 28 qershorit, selia roze ka kembengulur ne te gjitha menyrat per t'iu krijuar lehtesira qytetareve per aplikimin si dhe marrjen e shpejt te leternjoftimeve. Nga grupet e punes, te ngritura nga kjo parti ne baze zonash zgjedhore, selia roze merr informacionet drejtperdrejt per ecurine e procesit ne te gjitha zonat urbane dhe rurale. "Partia Socialiste shpreh shqetesim per parregullsite e verejtura ne listat e votuesve, ndaj ftojme te gjithe qytetaret mbi 18-vjec, te kontrollojne te dhenat e tyre ne listat e votimit dhe te raportojne cdo parregullsi te verejtur", iu drejtoi thirrjen qytetareve Nikolla, pas marrjes se informacioneve nga grupet e punes ne terren, per problemet me listat perfundimtare. Ajo theksoi se zgjedhjet e 28 qershorit jane zgjedhje te nje rendesie historike, ku shqiptaret do te ndahen perfundimisht nga politika e vjeter dhe do te zgjedhin idete e reja, vizionin e ri, politiken e re per ndryshim te Partise Socialiste. Ministria e Brendshme njoftoi dy dite me pare per shtyrjen e afatit te aplikimit per shtetasit pa pasaporte me tre dite te tjera, per te shfrytezuar te gjitha afatet e fundit per pajisjen me leternjoftime. Denis Dedej



APLIKIMI

Prej disa kohesh, me ane te nje vendimi te Keshillit te Ministrive, per t'iu dhene prioritet qytetareve qe nuk disponojne akoma nje mjet identifikimi per zgjedhjet e 28 qershorit, aplikimi per leternjoftim per shtetasit pa pasaporte, do te vijoje deri me 18 qershor.



VOTIMI

Leternjoftimi elektronik dhe pasaporta, jane te vetmet mjete identifikimi per te mundesuar te drejten e votimit. Ne keto kushte, mazhoranca dhe opozita po bejne perpjekjet maksimale, qe te gjithe shtetasit te pajisen me leternjoftime.




Komento artikullin | Shiko komentet (115 komente)
Te Tjera nga rubrika