PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Berisha: Rama, me ke tek studentet

Fatjona Mejdini
E Merkure, 17 Qershor 2009

Sfides se kryesocialistit Rama, qe zhvilloi mitingun e hapjes se fushates ne ambientet e qytezes studentore, kryetari i mazhorances, Berisha i eshte pergjigjur pikerisht aty ku 19 vjet me pare sfidoi diktaturen e Enver Hoxhes. Dje, kryeministri Berisha i beri thirrje nga Qyteti Studenti, pasditen e djeshme kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama se ishte aty mes studenteve, per te rikthyer fitoren qe mori Partia Demokratike ne vitin 1992. Njeheresh, kreu i qeverise e konsideroi mitingun e fushates hapese te PS-se ne Qytetin Studenti, si nje rikthim te bijve te diktatoreve, te cilet kerkonin te shtypnin protesten studentore per liri dhe demokraci. "Tre jave me pare ne kete shesh u shfaqen bijte e eterve te diktatures. Qe me gishtin si mbeturinat e ushtrive te shpartalluara, rikthehen ne "Vaterlone" e tyre, po i them sot, Rama ja ku jam me keta studente, qe do ta kthejne fitoren e marsit te '92, ne fitoren e thelle te 28 qershorit", premtoi kryeministri Berisha nga sheshi ku ne fillimin e viteve '90, u rrezua sistemi i komunist. Lideri i PD-se, Berisha kujtoi pamjen e ketij sheshi 19 vite me pare, duke permendur kontributin e te ndjerit Azem Hajdari ne ate proteste ku kerkohej qe Shqiperia te behej si e gjithe Evropa. Ne kete kuader, kryeministri Berisha deklaroi se vetem vota per PD, do te bente qe Shqiperia te ishte afer Evropes. "Te punojme te gjithe se bashku qe ne zgjedhjet e 28 qershorit te bejme qe Shqiperia, vertete te behet si Evropa. Evropa votoi blu. Per ju, per shqiptaret, cdo vote majtas eshte vote prapa, eshte vote per te shkuaren, le te bashkohemi te gjithe te votojme per Tiranen Evropiane, per Shqiperine Evropiane", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Nga Qyteti Studenti kryeministri premtoi se do te behej cdo perpjekje per modernizimin e universitete shqiptare. "Do te krijojme kushtet me te mira, per cilesi me te larte. Do bej cdo gje qe ju te jetoni moshen dixhitale, te keni kompjuter ne cdo dhome", premtoi kryeministri Berisha. Sipas Berishes, nje nga objektivat me kryesore te qeverise se tij eshte qe Shqiperia me numer studentesh me te larte se mesatarja e Bashkimit Evropian, ne vitin 2013 . Kryeministri Berisha deklaroi se ky objektiv eshte me se i arritshem, per shkak te moshes mesatare te re qe ka Shqiperia. Nga ana tjeter kryeministri Berisha deklaroi se ne kater vitet e ardhshme, Shqiperia do te kete nje infrastrukture teresisht te re dhe moderne. Sipas tij, do te mundesohet, udhetimi i shqiptareve ne rruget me te mira dhe me te shkurtra ne te gjithe vendin. "Rruget kushtojne shume, por asgje nuk kushton me shume se koha juaj, koha e qytetareve shqiptare", deklaroi Berisha. Sipas tij, qeveria qe ai drejton do te leje mbrapa mungesen e ujit te pijshem dhe te energjise elektrike.

Berisha: "Pronat, Rama largoi duart"

Kryeministri Berisha deklaroi dje nga Shkoza se Keshilli Bashkiak i kryeqytetit do te verifikonte problemet e pronesise qe mund te kishte ne bllokun e banesave sociale qe bashkia e Tiranes po ndertonte ne kete zone. "Anetaret e Keshillit Bashkiak ne mbledhjen me te afert, do te marrin vendimet. Po e provuan me dokumente se toka ka pronar, do te jesh i detyruar te arrish marreveshje me ta, per t'u dhene atyre dy, apo sa eshte ligji perkates dhe per te vazhduar punen. Ato kate qe do i ndash me Edil-in tend, do t'ua japesh qytetareve qe u takon", deklaroi Berisha. Sipas Berishes, Rama nuk mund te flase per letrat me vlere, sepse ato do t'ju heqin barren e legalizimit atyre njerezve, qe kryetari i PS-se, Edi Rama i konsideron si cecen ose eskimez.

Kryeministri: "Zgjedhjet, jo intolerance"

Kryeministri Berisha beri diten e djeshme thirrje per te gjithe militantet e partive politike, qe te tregojne tolerance per sa i perket mbajtjes se fushates zgjedhore ne kuader te zgjedhjeve. Nga Durresi, kryeministri Berisha deklaroi se ishte intoleranca, ajo qe mund te largonte voten e qytetarit. "Serish thirrja ime eshte per te gjithe drejtuesit e partive politike, por edhe te gjithe militanteve eshte te heqin dore nga cdo lloj gjesti intolerance. Kete duhet ta kete cdo militant i seciles parti, sepse intoleranca vetem te largon voten", deklaroi kryeministri Berisha ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, ne teresi fushata pervec rastit shume te denueshem dhe fatkeq te Katundit te Ri, eshte nje fushate qe po ecen ne standardet me normale.


Komento artikullin | Shiko komentet (208 komente)
Te Tjera nga rubrika