Nje vit Kushtetute
E Marte, 16 Qershor 2009
Kushtetuta e Kosoves u miratua me 9 prill te vitit te kaluar dhe hyri ne fuqi me 15 qershor. Sfidat e zbatimit, nje vit pas hyrjes ne fuqi te saj, jane me te medha ne pjesen veriore te Kosoves, ku subjektet politike te serbeve, nen ndikimin e Beogradit, refuzojne t'i zbatojne aktet kushtetuese-ligjore te Republikes se Kosoves. Deputeti i Partise Demokratike te Kosoves, Bahri Hyseni, megjithate, beson se serbet ngadale po e kuptojne se Kosova eshte shtet i pavarur dhe do te pajtohen me realitetin e ri te krijuar, duke u distancuar nga politikat e Beogradit. "Une shpresoj se qytetaret jane duke e kuptuar qe ndikimet e Beogradit nuk jane ne interes te tyre, jane ne interes te destabilizimit, jane ne interes te mosecjes perpara me realitetin - tashme Kosova eshte shtet sovran, i njohur nderkombetarisht", tha Hyseni.
Nderkohe, kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, thote se ka shkelje te Kushtetutes dhe kushtetutshmerise jo vetem ne veri te Kosoves, por edhe ne pjeset tjera. Rasti me i rende, sipas Haradinajt, megjithate, eshte ne veri te Kosoves, ku nuk ka zbatueshmeri te Kushtetutes edhe nje vit pas fuqizimit te saj. "Gjendja me e rende ne ate qe quhet cenim i rendit kushtetues eshte ne veri te vendit, gjendja ne veri, ku juridiksioni i Kosoves, rendi kushtetues i Kosoves nuk zbatohet", deklaroi Haradinaj.
Ne anen tjeter, deputeti Sllobodan Petrovic, thote se komuniteti serb, te cilin ai e perfaqeson ne Parlament, cdo dite e me shume po e kupton permbajtjen e dokumentit me te rendesishem te shtetit te Kosoves. "Ka shume gjera ne Kushtetute qe jane ne interes te komunitetit serb, kurse detyra ime eshte qe ta implementoje ate ne interes te komunitetit qe perfaqesoj", theksoi Petrovic.
Nderkaq, sipas analisteve dhe eksperteve per ceshtje juridike, problemet me te medha ne zbatimin e Kushtetutes se Kosoves mbeten shtrirja e autoritetit ne gjithe vendin, si dhe moskonsolidimi i duhur i organeve shteterore. Analisti Driton Lajci thote se akti me i larte ligjor i Kosoves, edhe pas nje viti te fuqizimit, po has ne veshtiresi ne disa drejtime. "Veshtiresite kryesore jane pamundesia e shtrirjes se autoritetit te institucioneve ne gjithe territorin e Kosoves. E dyta eshte mungesa e buxhetit per te perkrahur zbatimin e ligjit dhe Kushtetutes. Dhe, e treta, Kushtetuta nuk korrespondon me specifikat e qytetareve te Kosoves dhe nevojat e qytetareve", thote Lajci.
Ekspertet juridike konsiderojne se ne Kosove edhe me tutje vazhdon te kete mungese ne zbatimin e mirefillte te Kushtetutes. Eksperti ligjor, Ismet Salihu, pohon se pengese me te madhe ne kete drejtim vazhdon te paraqese jofunksionalizimi i plote i institucioneve. "Veshtiresia kryesore, e cila qendron si rrethane, eshte fakti se akoma ne Kosove nuk jane formesuar dhe konsoliduar ne nivelin e duhur institucionet e Kosoves, perkatesisht organet shteterore te Kosoves, duke u nisur nga Parlamenti i Kosoves, ministrive te Qeverise se Kosoves, e vecanerisht ato organe, te cilat drejtperdrejt merren me zbatimin e ligjit dhe se kendejmi edhe te Kushtetutes", u shpreh Salihu.
Analisti tjeter, Ismail Hasani, thote se sfide ne zbatimin e Kushtetutes se Kosoves mbetet veriu i Kosoves. "Problemi me i madh ne mungesen e zbatimit te Kushtetutes ne menyre te plote ne Republiken e Kosoves, konsiston ne pjesen veriore te Kosoves dhe ne enklavat serbe, si rezultat i klimes se pergjithshme politike dhe mungeses se dialogut social ne permasa shteterore ne Republiken e Kosoves, ne kontekstin e pjeses, e cila edhe me tutje ka rezerva per te kuptuar realitetin e ri te Kosoves - eshte fjala per entitetin serb", tha analisti Hasani.