 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Gjerat po levizin mire
E Marte, 16 Qershor 2009
Presidenti Martti Ahtisaari eshte shprehur i kenaqur me zhvillimet qe kane ndodhur ne Kosove qe nga shpallja e pavaresise. Ne vecanti eshte i kenaqur me hyrjen e Kosoves ne FMN dhe Banke Boterore. Ahtisaari vlereson se tani mund te cohet perpara zhvillimi ekonomi, nderkaq papunesia te ulet. Ish-Emisari i Kombeve te Bashkuara per statusin e Kosoves, Martti Ahtisaari, eshte i kenaqur me zhvillimet qe kane ndodhur ne shtetin e ri qe nga shpallja e pavaresise me 17 shkurt, 2008, duke vecuar anetaresimin e vendit ne institucione te medha financiare. "Mendoj se gjerat po levizin mire. Kam qene shume i kenaqur te shoh se Kosova po ecen drejt anetaresimit ne institucionet financiare nderkombetare, duke filluar me Fondin Monetar Nderkombetar dhe Banken Boterore. Kjo eshte e rendesishme. Sepse kur te hyhet ne keto institucione financiare mund te cohet perpara zhvillimi nderkaq papunesia te ulet", ka thene presidenti Ahtisaari, ne nje interviste per radion prishtinase "Vala Rinore", te dielen. Ai shpreson qe anetaresimi ne FMN Dhe BB do te do coje drejt investimeve ne Kosove, vecanerisht ne sektorin e energjetikes. Njeriu qe ka hartuar planin per pavaresimin e Kosoves dhe rregullimin e tij te brendshem, ka bere thirrje qe perpjekjet per pajtim nderetnik te mos ndalen. "Mendoj se eshte shume e rendesishme qe ne programet tuaja t'u permbaheni parimeve te planit paqesor sepse perkunder problemeve te cilat ende i kemi, mendoj se eshte nje gje e rendesishme inkurajimi i bashkepunimit ne mes te te gjitheve. Sa me shume qe behet ne pajtimin e shoqerise per te jetuar ne paqe, aq me mire". Fituesi i cmimit Nobel per Paqe tani eshte i perfshire ne luftimin e nje prej sfidave te medha ne tere boten - shkalla e larte e papunesise se te rinjve. Ky eshte nje nga problemet me te medha edhe ne Kosove. Ahtisaari shpreson se tani ne Kosove mund te kete perqendrim per te ofruar mundesi punesimi per rinine. "Ky eshte problem global, nuk ka te beje vetem me Kosoven. Ne dekaden e ardhshme, sipas Organizates Nderkombetare e Punes, ka 1.2 miliard te rinj nen moshen 30 vjecare do te kerkojne pune. Me metoda tradicionale mund te ofrohet deri ne 300 milione vende pune", ka thene ai. "Ne duhet te ndermarrim masa speciale per trajnime te duhura per te lehtesuar punesimin e te rinjve dhe per t'i perkrahur ata sa me shume qe eshte e mundshme qe te behen ndermarres. Ka shume programe te mira ne bote, jane perdorur ne Ameriken Latine, jane duke u prezantuar ne Lindje te Mesme dhe ne Afriken Veriore", ka theksuar Ahtisaari.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|