PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Ahtisari: Pavaresia, e pakthyeshme


E Marte, 16 Qershor 2009

PRISHTINE - Ish-Emisari i OKB-se, Martti Ahtisaari, ne njevjetorin e hyrjes ne fuqi te kushtetutes, duke iu drejtuar deputeteve te Parlamentit, ka thene qe pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme. Sipas tij, njohjet qe po vijne nga shtet e botes eshte deshmia me e mire per kete. Ahtisaari tha se Kosova eshte ne rruge te mire dhe kushtetuta permban aspiratat e qytetareve. Ai u ka bere thirrje minoritit serb qe t'ju kthehen institucioneve te Kosoves, ndersa atyre ne Beograd qe te heqin dore nga retorika dhe bllokimi i proceseve. Pasi u dekorua me medaljen e arte te pavaresise se Kosoves, nga presidenti Fatmir Sejdiu, Ahtisaari tha se kjo medalje do te kete nje vend te posacem ne zyren e tij. "Se pari deshiroj te shpreh falenderimin per kete medalje. Ju siguroj qe kjo medalje e pavaresise do ta vendosi ne nje vend te dukshem ne zyren time te re ne Helsinki, e cila perurohet sot", tha ai. Ditet e fundit perfaqesuesit e serbeve te Kosoves kane hedhur idene absurde qe plani i Ahtisarit te rinegociohet me Prishtinen zyrtare, sidomos pjesa ku plani flet per decentralizimin. Arkitekti i ketij plani, Marti Ahtisari, tha se eshte e pamundur qe ky plan te rinegociohet. Ai u shpreh qarte se pavaresia e Kosoves tashme eshte e pakthyeshme. Kurse shtoi se Serbia duhet ta pranoje realitetin e ri te krijuar ne Kosove dhe perfundimisht Beogradi dhe Prishtina duhet te bashkepunojne ne rrugen e tyre drejt strukturave euroatlantike.

Nderkaq, presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu ne shenimin e njevjetorin kushtetues se Kosoves, tha se Ahtisaari ka luajtur nje rol udheheqes ne pavaresine e Kosoves. "Njevjetorin po e shenojme me nje varg arritjesh. Kosova eshte pranuar nga 60 vende te globit. Eshte anetaresuar ne mekanizma te rendesishem. Viti i dyte i pavaresise na gjen me Forcen e Sigurise se Kosoves", shtoi Sejdiu.

Edhe kryeministri Hashim Thaci tha se kushtetuta eshte themeli i cdo shteti. "Kushtetuta e jone eshte nje baze e mire mbi te cilen eshte ndertuar shteti. Kushtetuta shkruhet njehere qe te jete nje dokument qe nuk e shkel koha. E degjuam dhe respektuam vullnetin e popullit te Kosoves", tha Thaci.

Ndersa, kryeparlamentari i Kosoves, Jakup Krasniqi pasi ka uruar atij mireseardhje dhe per cmimin Nobel, Krasniqi tha se Kushtetuta e Kosoves eshte dokument qe hapi konsolidimin e demokracise dhe ndertimin e institucioneve. "Deklarata dhe Kushtetuta e miratuar jane vlerat bazike te shtetit te Kosoves", shtoi ai.

Ahtisaari, ne shtetin qe planifikoi

Ish-Emisari i OKB-se, Martti Ahtisaari, erdhi ne Prishtine, ne diten kur behej nje vit nga hyrja ne fuqi e Kushtetutes se Republikes se Kosoves. Ligji themelor i shtetit me te ri ne bote rrjedh nga plani i Ahtisaarit per zgjidhjen e statusit te Kosoves, te cilin e kishte dorezuar ne OKB, ne mars te vitit 2007. Qe nga ajo kohe, ish-presidenti finlandez nuk ka qene me ne Kosove. Propozimi i tij qe Kosova te behet shtet i pavarur, fillimisht i mbikeqyrur nga bashkesia nderkombetare, hapi rrugen per shpalljen e pavaresise. Plani i hartuar gjate dy vjet bisedimesh mes Prishtines dhe Beogradit, nuk eshte pranuar nga Serbia, por megjithate, 60 shtete nga mbare bota kane njohur pavaresine e Kosoven.




Te Tjera nga rubrika