Kuzhine tradicionale, cmime te uleta
E Diele, 14 Qershor 2009
Ornela Hila
Vlore- Pozicioni gjeografik e ben bregdetin vlonjat nje nga me te preferuarit pas Sarandes dhe Durresit. Jo vetem plazhet karakteristike dhe te favorshme per pushuesit, me rere e uje te paster, por edhe me kuzhinen tradicionale. Gatimi eshte i nderthurur midis zoneve malore dhe asaj bregdetare. Ne restorantet e shumta ne qytet, mund te shijosh pa fanatizem kuzhinen tradicionale shqiptare te te gjitha zonave, te nderthurur edhe me specialitetin italian, kryesisht me cmime te kenaqshme e te perballueshme.
Kuzhina
E vecanta e kuzhines vlonjate eshte gatimi i produkteve te detit, nga peshku, kallamari, karkaleci, midhjet, e deri tek aragostat, ku pothuajse te gjitha restorantet e qytetit i kane te perfshira ne menyte e tyre. Ndersa per pushuesit tradicionale, qe deshirojne te provojne kuzhinen tipike te Vlores, mund te permendet byreku. Me i miri eshte ai me lakra, qe ne zone quhet dhe qumeshtor, ku perberesit kryesore jane qumeshti, mielli dhe lakrat. Nje tjeter ushqim karakteristik eshte mishi i pjekur ne hell. Cilesia e kullotave eshte mjaft e larte dhe me i keshillueshmi e i shijshmi eshte mishi i qengjit ne hell. Kosi i fresket, sallatat dhe pijet, jane pjesa tjeter e ushqimeve qe plotesojne sofren karakteristike. Specialiteti mbetet ne Llogara me arapashin tradicional, qe gatuhet me miell misri, te brendshme qengji, gjalpe dhe djathe. Shefat e kuzhinave shprehen se arapashi eshte ushqimi me i porositur dhe preferuar, se bashku me mishin ne hell.
Nder pijet tradicionale ne Vlore mbetet rakia e rrushit, kumbulles dhe e manaferres.
Cmimet
Nje dhome hoteli per nje nate ne zona te ndryshme te Vlores, ka cmime qe variojne nga 2500-7000 leke, ne varesi te hotelit, dhomes apo pamjes. Ndersa per ata qe kane vendosur te kalojne 15 dite, cmimi i fjetjes ne hotele apo edhe banesa qe jepen me qira, shkon nga 40-60 mije leke, te ndryshueshme ne baze te kerkeses dhe ofertes turistike ne vite. Restorantet dhe picerite e shumta ne qytet, duket se kete vit do te operojne ne pjesen me te madhe te tyre me cmimet aktuale, pa kryer rritje artificiale per sezonin veror, edhe per shkak te krizes globale ekonomike. Faktor kryesor ne terheqjen e vizitoreve per te kaluar pushimet ne Vlore jane pikerisht sherbimet e operatoreve private, ne te cilet nje pjate e pare mund te kushtoje nga 200 leke per person, e deri ne 700 leke, ndersa nje pjate e dyte me baze mishi apo peshku, varion nga 400 leke deri ne 5000 leke per person, eshte dhe luksi i detit, gofa, qe rritet kryesisht ne Karaburun apo Sazan. Frutat e detit, peshku e nje mori variacionesh gatimi nuk mungojne ne bregdetin vlonjat, ku nderthurja e restoranteve dhe variacioni i zgjedhjeve duket se kane per faktor vetem xhepin e vizitorit. Ka edhe vende per t'u defryer dhe per te kaluar pushimet. Por ajo qe te qeteson ne keto dite te para te sezonit jane deklaratat e operatoreve turistike, qe duket se kane vendosur te mos luajne me cmimet, qe zakonisht pesojne ngritje artificiale gjate pikut te sezonit dhe kthimit te emigranteve per pushime.
Eva dhe Elios: "Vlora te terheq, duhen rruge me te mira"
Nje grup te rinjsh nga qyteti i Elbasanit kane zgjedhur Vloren, per te kaluar fundjaven e pare te pushimeve per ta. Sipas tyre qyteti te terheq me gjeografine, bukurite natyrore dhe gjithcka tjeter qe ofron. "Problem mbeten rruget", thote Eva nga Elbasani. Pervec kesaj, plazhet duhet te jene me te pastra. "Te tjerat jane OK, Vlora e bukur eshte nga natyra dhe me pak pune, behet me e mira e turizmit shqiptar", vijon Eva. Kurse nje tjeter pushues, Elios, shprehet se tashme ne Vlore ka gjetur veten. "Ketu i kaloj pushimet cdo vit dhe vij me familjen. Kerkohet pune vetem me ndertimin e rrugeve dhe te mos ngrihen cmimet", keshillon ai.
Bashkia: "Vjet 400 mije pushues, presim fluks me te madh"
Sezoni turistik ne qytetin e Vlores ka qene gjate vitit 2008 me i frytshem. Sipas te dhenave te bashkise, por edhe opinionit te turisteve dhe biznesit, sezoni i kaluar ka sjelle ne Vlore nje numer shume te larte vizitoresh, te cilet kane kaluar pushimet. Vlora e veres 2008 ka shenuar numrin rekord te vizitoreve. Jane numeruar te pakten 400 mije pushues dhe kete vit numri pritet te jete me i larte, fal edhe fushates sensibilizuese. Vera e vitit 2008 ka shenuar nje ngritje te konsiderueshme te qytetit te Vlores, i cili eshte vizituar jo vetem prej pushuesve nga zona te ndryshme te Shqiperise, por edhe nga shume turiste te huaj, apo kosovare dhe shqiptaro-maqedonas, qe kane zgjedhur eksplorimin e bregdetit shqiptar.
Cmimet ne hotele e restorante
2500-7000 leke, per dhomat e hotelit, ne varesi te vendit dhe pamjes
40-60 mije, leke per banesat me qira deri ne 15 dite
200 leke, pjata e pare ne restorant
700 leke, nje pjate edhe me perberes prodhime deti e mishi
4000-5000 leke, nje dreke me baze mishi apo peshku
Produktet e detit
Peshku
Kallamari
Karkaleci
Midhjet
Aragostat
Gofa
Kuzhina tradicionale
Harapashi, gatuhet me miell misri, te brendshme qengji, gjalpe dhe djathe
Byreku me lakra, qumeshtori, perberesit kryesore jane qumeshti, mielli dhe lakrat Mishi i pjekur ne hell
Mishi i qengjit ne hell
Kosi i fresket
Sallatat
Pijet e preferuara
Nder pijet tradicionale ne Vlore mbetet rakia e rrushit, kumbulles dhe e manaferres
Te dhena te tjera
400 mije pushues ne vitin 2008
Pritet dyfishim per sezonin 2009
273 km kufi tokesor dhe ujor
129 km jane kufij tokesore
144 km kufij ujore
Vlora ka 30 per qind vije bregdetare