PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Trafiku i organeve, ne pranga 3 serbe


E Diele, 14 Qershor 2009

Tre serbe, dy shtetas te Serbise dhe nje shtetas i Kosoves kane perfunduar ne pranga nga Policia e Kosoves. Drejtoria Kunder Krimit te Organizuar, ka ndermarre nje operacion ne Cagllavice afer Prishtines per te arrestuar te kerkuarit Igor Jucinac, Milutin Radanovic dhe Predrag Zheljkovic, nga Beogradi dhe Novi Sadi, te cilet dyshohet se kane mashtruar njerez me ane parave, me kusht qe ata te deshmojne kunder UCK-se ne ceshtjen e ngritur nga prokuroria serbe per transplantimin e organeve njerezore brenda territorit shqiptar. Gjykata e Qarkut ne Prishtine u ka komunikuar sot masen e sigurise prej 30 ditesh paraburgim tre serbeve te arrestuar diten e djeshme ne afersi te Cagllavices. Ata akuzohen se u kane dhene shuma te konsiderueshme parash personave te caktuar, per te dhene deshmi te rreme mbi trafikun e organeve te serbeve ne Kosove. "Personat e arrestuar dyshohet se kane kryer aktivitete kriminale, duke premtuar te holla dhe te mira tjera materiale se paku tek nje person, qe i njejti te deshmoje se ka qene viktime e transplantimit te organeve gjate luftes ne Kosove. Qe te tre te arrestuarit dhe nje qe eshte ne arrati dhe ne kerkim policor, kane bashkevepruar duke ofruar shuma deri ne 100 mije euro per persona qe do te shprehnin gatishmeri te ofronin deklaratat", tha zedhenesi i Policise se Kosoves, Arber Beka. Policia e Kosoves ka konfiskuar edhe nje makine te llojit "Hyndai" me targa te Novi Sadit. Dyshohet se dy nga tre personat e arrestuar jane pjesetare te Agjencise se Inteligjences Serbe (BIA). "Hetuesit jane duke punuar ne grumbullimin e deshmive te tjera lidhur me kete rast. I dyshuari i pare eshte ish-pjesetar i Policise se Kosoves qe ka punuar ne Ferizaj dhe Gjilan deri ne vitin 2007. Policia e Kosoves, permes Zyres Nderlidhese me Institucionet Nderkombetare ka njoftuar edhe autoritetet e Serbise lidhur me arrestimin e personave te dyshuar, shtetasve te Serbise" tha Beka. Arber Beka eshte shprehur se hetimet kane treguar pervec parave, te arrestuarit u kane ofruar klienteve te tyre edhe banesa, vetura, vende pune etj. Nderkohe, autoritetet serbe, konkretisht ministri i Brendshem Ivica Dacic, i ka cilesuar arrestimet si te motivuara politikisht, duke deklaruar se ata nuk jane agjente te Beogradit.




Te Tjera nga rubrika