PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Rregullatoret e crregulluar


E Enjte, 11 Qershor 2009

Nga Ibrahim Rexhepi

Nje udhetim nga Ferizaj deri ne Durres qe nga sot kushton 2,5 euro. Pak me shtrenjte se qe duhet paguar nga ky qytet e deri ne Prishtine. S'ka lidhje pse qyteti bregdetar eshte se paku 220 kilometra me larg se kryeqyteti i Kosoves. Ku cmim eshte vendim i pronarit te agjencise per transportin e udhetareve "Endriti". Ai me kete vendim nuk ka shkele asnje ligj. Posacerisht, kur ne kete vend me plot entuziazem flitet per ekonomine e tregut te lire dhe te konkurrences. Veshtruar permes takatit financiar te kosovareve, ulja kaq e madhe e cmimeve per udhetim deri ne bregdet eshte dhurata me e mire qe atyre mund t'iu behet per pushimet verore. Mirepo, vendimi hap dilemen tjeter - ku fillon dhe ku mbaron tregu i lire ? A ndertohet ai ne baze te vullneteve individuale ( interesave biznesore), apo permes mekanizmave qe e ruajne tregun dhe konkurrencen e shendoshe?

Tregu i lire shume lehte kalon ne anarki, po qe se mungojne rregullatoret, ose konkurrenca e shendoshe. Prandaj shteti nderton rregullatoret, te cilet duhet te krijojne kushte te barabarta per te gjithe pjesemarresit ne kete treg. Ata reagojne ne momentet kur dikush sillet koke me vete, apo per shkak te rrethanave favorizuese qe ka nuk respekton konkurrencen. Ndeshkimi eshte i qarte- lojtaret e keqij nxirren nga loja. Por, "Endriti" nuk eshte lojtar i keq. Ai ka kapacitet teknike njerezore te perballoje lojen. Nuk ka shkelur asnje ligj dhe nuk mund te ndeshkohet pse shet buleta me cmim me te lire. Kush nuk mund te marre bilete 2,5 euro, shkon te konkurrenca dhe e paguan tete here me shtrenjte. Thjesht, pronari ka hequr dore nga fitimi, apo investon ne nje projekt, i cili ne te ardhmen i kthehet me profit. Por, ne te njejten kohe, qellimisht, apo jo, ai shkele konkurrencen. E shkele aq shume, saqe dikush duhet te dorezohet, meqenese nuk mund ta perballoj garen. Por, kjo eshte gare dhe te dobetit deklasohen qe ne fillim. Mirepo, tash ketu me nuk ka "fair play". Nuk ka rregulla dhe secili vepron ne baze te rrethanave qe vet i percepton se jane me reale. Ne rastin konkret nuk ka nje rregullator qe cakton se cili eshte cmimi real per te udhetuar deri ne Durres. Ministria e Transportit licencon kompanite dhe interesohet se cfare jane cmimet e tyre per linjat e rregullta. Ajo vetem miraton propozimin e tur-operatoreve, e kurrsesi te kete ndikim. Nderkaq, per linjat turistike secili vendos vet, si edhe po veprojne transportuesit. Mirepo, ka pasur nje tentim qe ata te koordinojne punet dhe te shohin se ku eshte interesi i perbashket. Po verehet se fare nuk jane marre vesh. Madje, aty ka pasur edhe zenka, ne stilin "kush eshte ma i forti". Jo ne kuptimin fizik, por kush mund te perballoje konkurrencen qe dikush mund te imponoje. Ne kete rast problemi duhet te bartet brenda institucioneve te biznesit. Konkretisht ne Oden Ekonomike te Kosoves, apo ne Aleancen Kosovar per Biznes, varesisht se u jane te anetaresuara palet ne konflikt. Posacerisht pse keto dy asociacioni punen e tyre nuk duhet ta orientojne vetem duke lobuar te qeveria per interesa te biznesit, por edhe te koordinoje interesat ndermjet subjekteve ne treg. Jo me diktat, meqenese nuk e kane kete mandat, por permes fakteve dhe arsyes. Poqese dikush shprehe mosdegjueshmeri te skajshme, atehere ai mund te perjashtohet nga asociacioni. Mund te thuhet se me kete perjashtim asnjeri nuk humb, por megjithate OEK-u dhe AKB-ja nuk jane asociacione pa ndikim.

Ilustrim me i mire mund te permendet menyra se si funksionojne tregtaret me karburante. Ata jane te bashkuar ne nje shoqate, ku koordinojne punet dhe interesat. Ndikimi i tyre eshte verejtur kur ishte ne pyetje percaktimi i kushteve per licencimin importuesve te karburanteve. Sado qe, mund te kete ndonje pakenaqesi edhe ndermjet anetareve te shoqates, por problemi u mbajt dhe u zgjidh perbrenda. Ata nuk shqetesohen nga levizja e cmimeve ne treg, ndonese ato teresisht varen nga faktoret e jashtem. Jane te kenaqur me tregun dhe me konkurrencen qe zhvillohet. Kane probleme vetem me kontrabandistet, te cilet duhet te luftohen permes strukturave te shtetit. Se kartelet jane forma legale te organizimit ne bote , sado qe "naftetaret" kosovare nuk funksionojne ne menyre te ketille. Organizata e Vendeve Eksportuese te Naftes - OPEC nuk eshte asgje tjeter pos nje kartel, i cili synon te mbroje interesat e anetareve te vet ne tregun nderkombetar. Ne baze te konceptit anarkik te tregut te lire, mund te thuhet se cfare duhet OPEC-u, kur cmimi i karburanteve caktohet ne burza. Apo, ku eshte ndikimi i tyre kur dihet se anetare te tij nuk jane shume prodhues te madhej te karburanteve. Mirepo, aty jane eksportuesit, te cilet mundohen te ndikojne ne treg, sipas interesave te anetareve. Nese ka nevoje korrigjojne kuotat e prodhimit, qe do te thote edhe eksportin, perkatesisht sasine e karburanteve qe del ne tregun nderkombetare. Vendimi merret brenda kartelit dhe si i tille respektohet, pa marre parasysh se ndonjerit mund t'i duket e padrejte. Nderkaq, konsumuesit e madhej te karburanteve shpesh hidherohen per shkak te ketyre vendimeve, por nuk kane shume alternativa. Pranojne kushtet qe imponohen, apo nxjerrin naften nga rezervat, ashtu qe mos te crregullohet tregu u brendshem.

Sado qe krahasimi i cmimit te buletave te autobuseve me OPEC-un nuk eshte reale, megjithate tregon se perbrenda bizneseve te nje veprimtarie ka mekanizma permes te cilave koordinohen interesat. Per fat te keq, ne Kosove ende nuk funksionojne shume ligje dhe mekanizma, si eshte ligji per konkurrencen, apo ai anti-dumping, ose Komisioni i Konkurrences. Permes tyre duhet te veshtrohen te gjitha zhvillimet, te intervenohet nese paraqiten parregullsite, ose te zgjidhen kontestet ndermjet bizneseve.

Kompanine "Endriti" ndoshta duhet uruar per oferten qe ua bene udhetareve. Sadoqe, zbritja e cmimit eshte drastike. Tek e fundit fiton udhetari, pa marre parasysh se si do te perballet kompania me humbjet qe i krijohen. Por, ne esence ai ka treguar se sivjet udhetimi per ne bregdet duhet te jete me i lire. Sa mund te jete ky cmim eshte veshtire te thuhet, por kur eshte ne pyetje Durresi, ai nuk mund te jete i njejte sikurse vjet. Posacerisht pse kushtet e udhetimit jane shume me te mira, rruga eshte me e shkurter, amortizimi i mjeteve te transportit do te jete me i ulet se ne rrugen e vjeter dhe se cmimi i karburanteve eshte me i ulet se para nje viti, ndonese edhe ai eshte me tendence te rritjes. Keto rrethana duhet te kene parasysh konkurrentet e "Endritit" dhe te gjejne nje zgjidhje, e cila eshte e pranueshme per operatoret dhe per konsumatoret. Te ngushtohet hapesira per veprime mbi bazen e inatit, pasi qe prishet tregu dhe ne tagrin do ta paguajne kompanite.


Te Tjera nga rubrika