PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Tirane-Elbasan, rruga qe lidh Lindjen

Fatos Salliu
E Hene, 08 Qershor 2009

Nuk eshte me nje enderr. Elbasani me Tiranen do te lidhen me ane te nje tuneli qe do te pershkoje Krraben dhe per 20 minuta mund te gjendesh ne kryeqytet. Madje me pare ne Tirane, do te arrije nje makine e nisur nga Elbasani, se sa nje automjet qe pershkon rrugen e Tiranes se Re. Shoqeria anonime "Krraba 2007", ka prezantuar ne Elbasan projektin teknik te rruges me tunel, Elbasan-Krrabe-Tirane, 31,5 km e gjate. Ne takimin e zhvilluar me kete rast ka qene i pranishem edhe zv/ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, Ernest Noka. Kryetari i bordit te shoqerise, Fatbardh Doko, u shpreh se rruga eshte projektuar te lidhe Elbasanin me Tiranen me ane te tunelit qe shkurton ne menyre te ndjeshme distancen dhe do ta integroje kete qytet, ne harten e rajonit me tregues te larte ekonomik. Epersite e rruges jane rritja e efektivitetin industrial te Elbasanit, vleren e pasurive te paluajtshme te qarkut, qe do te forcojne prirjen per thithjen e investimeve.

Projekti cilesohet nje zgjedhje e veshtire, strategjike por e vlefshme dhe qe synon te lidhe Elbasanin me qendrat kryesore te Shqiperise, permes nje vizioni te ri te shekullit te 21-te. Rruga Elbasan-Tirane, parashikon nje tunel 2.5 km te gjate me 4 korsi, te dimensioneve evropiane dhe qe ofron shansin qe Elbasani te jete larg kryeqytetit vetem per 20 minuta, nga 75 minuta qe duhen aktualisht. Ky do te jete projekti i dyte me nje tunel gjigant qe lidh dy qytete, pas atij Rreshen-Kalimash qe sapo eshte peruruar nga kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaci.

Kjo zgjidhje sipas drejtuesve te shoqerise, i pergjigjet perspektivave te zhvillimit te vendit brenda konceptit te Korridorit te 8-te dhe synimit strategjik te Shqiperise per sektorin e transportit. Nevoja e ndertimit te ketij segmenti eshte theksuar ne te gjitha studimet rajonale te transportit, ndersa Masterplani i transportit te Shqiperise e konsideron ate, si perparesi te larte. Por kjo rruge pritet te lidhe ne nje distance me te shkurter kohore edhe rajonet e Pogradecit e Korces. Por edhe ngritja e industrive te renda ne kete zone, si cimentos dhe hekurit, materialeve te ndertimit, lendes drusore etj., ka nxitur realizimin e projektit, me qellim zbutjen e varferise dhe zhvillimin ne qytetet e vogla si Cerriku, Gramshi, Belshi dhe Kucova.

Por edhe nje numer i madh kompanish kane shprehur deshiren per investim, ne zbatimin e projektit qe ka marre vleresime kombetare e nderkombetare. Kostoja e kesaj rruge ne total llogaritet 170 milione euro. Nisma per te realizuar rruge te standardeve, ne perputhje me vizionin e Komisionit Evropian, Federates se Rrugeve te Bashkimit Evropian ka qene edhe nje sugjerim nderkombetar dhe i vetmi segment sipas drejtuesve te bordit, i pa financuar i korridorit Lindje-Perendim.

Bordi punon prej dy vitesh per projektin dhe ka gjetur mbeshtetjen e qeverise. Rruga i sherben edhe vendeve fqinje, si Maqedonise, Greqise dhe Kosoves.

Noka: Qeveria e mbeshtet kete projekt

Zevendesministri Ernest Noka, u shpreh se projekte te tilla mbeshteten nga qeveria shqiptare pasi jane pjese e strategjise per zhvillimin e infrastruktures rrugore ne te gjithe vendin. "Projekti ka mjaft avantazhe per Elbasanin dhe do te shihet me perparesi nga qeveria", tha numri dy i dikasterit te Transporteve dhe Puneve Publike. Noka theksoi se krahas ketij projekti ka edhe te tjere, sic eshte rruga e projektuar nga nje konsorcium italian. "Natyrisht qe qeveria do ta mbeshtese kete projekt, pasi i ka te gjithe treguesit ekonomike, sociale e politike", tha Noka.

Projektet e tjera per rrugen, ideja ne diktature

Ka pasur edhe ne te shkuaren projekte per ta lidhur Elbasanin me Tiranen. Ne vitin 1997, nje grup italian nxori koston e ndertimit, 100 milione USD. Ne fakt historia eshte me e hershme, ne kohen e socializmit, ku eshte folur edhe per nje tunel 7 km te gjate. Ky tunel do te sherbente edhe per strehimin e popullsise se Tiranes dhe Elbasanit, ne rast lufte. Por per arsye financiare, u la dhe nuk u be. Nje projekt i dyte italian e nxjerr koston e rruges me dy korsi ne 129 milione euro, kurse i sipermarresve vendas, eshte me kater korsi dhe me me leverdi, sipas zevendesministrit Ernest Noka.

Arkitekti: Te dhenat per kostot dhe permasat

Arkitekti Rajmond Hasballa beri nje ekspoze projektit te rruges se re, qe do te lidhe Elbasanin me Tiranen, me ane te nje tuneli 2.5 km qe kalon ne Qafe Kerrabe. Sipas ketij projekti, rruga eshte e projektuar te jete me 4 korsi, 25 m e gjere dhe do te kushtoje 170 milione euro. Kosto totale eshte 169.437.680 euro, kosto e tunelit eshte 72.585.366 dhe kosto e rruges eshte 96.852.314 euro.

Rruga ekzistuese dhe si do te jete e reja

Rruga aktuale Elbasan-Tirane nga pikepamja altimetrike, eshte konceptuar per kushtet e transportit para Luftes se Dyte Boterore. Gjatesia totale e saj eshte 54 km. Eshte asfaltuar ne vitin 1960. Ka gjeresi 7.5 m. Kushtet e udhetimit, ne nivel shume te ulet. Shpejtesia e levizjes 50 km ore. Rruga pershkon nje reliev malor me shpate qe arrijne deri ne 45 grade. Kuota me e larte e rruges eshte ne afersi te fshatit Gracen, 930 m mbi nivelin e detit. Problem serioz eshte mos akomodimi i automjeteve me tonazh te rende mbi 8 tone. Segmenti i ri propozohet te kete nje gjatesi 31.5 km dhe nje autostrade 15-25 m te gjere me kater korsi dhe me nje korsi emergjence. Nje tunel 2.5 km perben zgjidhjen kryesore dhe padyshim edhe koston reale. Rruga e re pothuaj shkon paralel me ate ekzistuese, por mbi koncepte krejt te ndryshme. Rruga e re do te ndjeke itinerarin nga Teleferiku Elbasan, kryqezimi i trenit, Perroi i "Kushes", dalja e tunelit tek "Kafja e Liut", ndjek Erzenin me pas drejt Lundres dhe perfundon afer Shkolles se Policise.



Si pritet te ndryshoje trafiku

Bazuar ne rezultatet e modelimit te trafikut dhe trafikut ekzistues ne segmentin Tirane-Elbasan, trafiku mesatar ditor per 25 vitet e ardhshme, parashikohet te arrije ne 8.503 mjete ne vitin 2011, qe konsiderohet si data e perfundimit te vepres. Ndersa ne vitin 2035 trafiku parashikohet te arrije ne 80.000 automjete.

Variantet:

Marrja me koncesion, per 30 vjet

Nje tunel per te shlyer kredine, per 9 vjet

Ndertimi vetem i tunelit per ta shlyer kredine ne 6 vjet

Ish-ministri i Transporteve Engjell Dakli, hodhi edhe idene e kthimit te familjeve elbasanase ne aksionere te ketij projekti.

Taksat qe do te aplikohen

Per taksi dhe vetura 2.9 euro

Per furgonat 5 euro

Per autobuse 10 euro

Per trailera 8 euro

Cmimet mund te ndryshojne ne varesi te situatave financiare


Komento artikullin | Shiko komentet (18 komente)
Te Tjera nga rubrika