PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

E shkuara dhe e tashmja e "Nenes se Botes"


E Premte, 05 Qershor 2009

Nga Kajro, Flora Nikolla

Dritheruese dhe frenetike, "e piset", por aq edhe magjepsese...! Vendasit e kane pagezuar ndryshe Kajron me emrin Umm-al Dunya ose "Nena e botes", e thene ndryshe ne gjuhen tone. Qyteti i ndertuar mbi shtrate te hershem historike..., Kajro eshte sot per sot vatra e te pakten 17 milione njerezve dhe e 8 milione makinave. Por jo pak syresh thone se Kajro, dita nga dite, do te prese edhe me shume njerez ..., kjo nga nje aeroport modern apo dhe nga ndertimi i nje Muzeu, nje projekt i ri prej 500 milione dollare qe do te hape dyert e tij prane piramidave, ne vitin 2011. Ne fakt, duhet qe kohen ta kesh teresisht tenden qe te pershkosh historine e saj, te admirosh rrenojat mijeravjecare e pasketaj te ecesh ne rruge mesjetare e kur kembet t'i kesh te lodhura t'i kthehesh se tashmes, duke ngrene sushi ne nje restorant te bardhe ne brigjet e Nilit te lashte dhe historik. Ai eshte pa dashjen e tij protagonisti kryesor i ketij qyteti qe e vizituan perfaqesues te medias shqiptare, ne thyerjen e nje prilli. Pjesemarres te nje trajnimi te ofruar nga Ministria e Jashtme e Egjiptit, (Sekretaria e Pergjithshme e Fondit per Zhvillim Teknik per Vendet e Evropes Juglindore) ndoshta larg tensionit qe jep gazetaria, per dite ata ishin bashkeshoqerues edhe te jetes se Nilit, lumit legjendar qe pershkon mes per mes qytetin qe lidhet ne dy krahet e tij me nje numer te madh urash qe e pershkojne tej e ketej.

Eshte veshtire te rrokesh gjithe morine e vlerave dhe legjendave qe syri te kap ketej dhe andej Nilit, pavaresisht kohes qe te kane dhene... shperndare ketu dhe atje ne lagjet e saj te panumerta.

Nje taksi kushton lire ne Kajro..., per ta cikur qytetin nga skaji ne skaj, pavaresisht se trafiku duket si nje hall me vete ne qytetin e stermadh ku cuditerisht semaforet mungojne..., por ku vendasit teknikisht pa frike, mund te cilesohen si mjeshterit me te mire ne manovrimin e rralle qe ju bejne makinave te tyre... te dala ndoshta nga moda prej vitesh edhe ne vende te Evropes, te konsideruara si te varfra.

"Nuk ka aksidente ne Kajro..., por 90 per qind e makinave jane te gervishtura", tregoi nje gazetar i "Gumerie" ("Republika"), gazeta e trete per nga rendesia ne Egjipt, atje ku edhe u mirepritem pergjate dy javeve. E vendosur ne nje ndertese te stermadhe, konceptuar nga ana arkitekturore si nje liber i madh qe duket si te detyrosh ta shfletosh, bashkeshoqeruese te saj ishin edhe 10 revista dhe gazeta, te te gjitha llojeve ku punonin gjithsej rreth 700 gazetare dhe 4000 punetore ne prapavije. Aty botohej edhe Gazeta e Mbremjes, e vetmja e ketij lloji ne Lindjen e Mesme, e themeluar ne vitin 1956 te shekullit te kaluar. "Mua me duket si te kem lindur ketu", tha kryeredaktori i Gazetes se Mbremjes, Helit Imen, nje mesoburre me ajer gazetari ne sy, i cili kishte 29 vite qe punonte ne kete gazete. Dhe ne vendin e nxehte, ku temperatura mund te arrije ne nje dite per pranveren tone edhe ne 40 grade celsius, emeruesi i perbashket i te gjitha pritjeve tona ishte: "Mireserdhet ne vendin tuaj...", ashtu sikunder kishin si leme te punes se tyre: "Egjiptiani eshte ceshtja jone ". Por, Kajro eshte me mbreselenese se asnjehere atehere kur dielli perendon dhe kur ajri i ndotur bredh me i lire se asnjehere, veshur me tise te kuqerremta. Kjo eshte Kajro, kryeqyteti i Egjiptit, qyteti me i madh i Afrikes, qe ndodhet ne veri te vendit, afer dhe larg qytetit te mrekullueshem te Aleksandrise, por dhe vetem 160 km larg detit Mesdhe. Por, kjo nuk do te thote qe ti, kur te shohesh te mos kesh nje dekor pas vetes tende mbi te gjitha ne xhami, ku duhet te mbulosh shpatullat dhe gjunjte e tu, dhe kjo si per burrat, ashtu edhe per grate. Ne fakt Kajro e vjeter eshte e lokalizuar ne zonen veriore te qytetit, mbushur me shtepi te lashta me gure, me rruge shume te ngushta, jo pak here te pashtruara. Jane vende ku mund te humbasesh pa nje pa dy, pikerisht ne qytetin ku konturoi dhe ndertoi nje strukture politike, ekonomike, sociale, ndoshta me shume se askush tjeter, Muhamet Aliu, shqiptari i ardhur ne keto troje nga Turqia ne fillim te shekullit te XVIII-te, kur Napoleon Bonoparti kishte nisur ofensiven e tij ndaj Egjiptit.

***

Mbi malin Moqattam gjendet Ciudadela, ku netet jane magjike dhe ku shume turiste mund te jetojne caste magjike ne shume spektakle artistike. Vetiu te kujtohet se kur avioni te zbret ne aeroportin e Kajros, sepse nuk cuditesh aspak qe ne vend te te jepet shkretetire plot me gamile dhe histori, ti gjendesh ne nje qytet zhurmemadh e qe ndoshta te shtyn te shkosh sa me shpejt ne hotel. Ti hutohesh ne nje bote te re... ku ka nje lum me pallate te medhenj me ngjyre perkatesisht te njetrajtshme me ate te shkretetires, apo kur papritur ndjek para syve te tu qe shtate apo tete makina mund t'ia dalin per mrekulli te ecin pa problem ne nje rruge ku zakonisht nuk dine te ecin as tre makina.

***

Qendra e Kajros pa dyshim qe perfaqeson nje aventure me vete per cdo te huaj qe mundohet te hyje ne domenet e tyre. Zemra e kesaj qendre gjigante eshte foleja e qindra tregtareve, te cilet me cdo kusht duan te shesin mallin e tyre, pavaresisht se sa paund mund te marrin si fund te pazarit. Eshte si nje lloj ankandi... ne dukje mizantrop..., por simpatik... qe nis me nje shume pak marramendese paundesh, por qe bitis si kokoshi nje thele, duke te dhene nje kenaqesi me shume ne kryerjen e pazarit, se ne cka blen. Se ne Karjo gjithkund gjen gjithfare cikerrimash ekzotike sa dhe mistike si per nga legjendat, ashtu edhe format qe mbartin. E cfare nuk shitet, nga skulpturat e vogla, piramidat, apo papiruset ... e sa shume ngaterresa qe behen me to- (...origjinale jo origjinale...), edhe kjo as qe nuk imagjinohet. Ne mesin e kesaj jete frenetike te qytetit takon edhe te vjeter qe dalin ne rruge e ulen ne qoshe rrugesh e ne kafenete e vogla, duke pire pipat e tyre mbushur me leng molle, te njohura ne Egjipt si Sheesha, duke kaluar keshtu nje cope kohe. Imazhi i ketyre te fundit, qe ndryshe i quajne "gjysherit e qytetit", eshte gati romantike, duke kontrastuar me menyren se si vendi i tyre ndryshon teksa ata qendrojne dhe e jetojne jeten qetazi, pa u alarmuar per asgje qe ndodh rreth e rrotull tyre. Jane spektatore pa bilete, kur duket sikur Kajro u ka mbetur jashte vemendjes se tyre. Pavaresisht te gjithave, Kajro sot eshte nje qytet qe leviz mes nje realiteti...

Jo ne fakt ajo te vertit mes nje realiteti dhe nje te shkuare te lavdishme, qe ne dukje te jepet si e jotja, por qe ne te vertete sa me shume e njeh aq me e larget te vjen historia e saj.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika