Shtesat pa leje, listat qe miratohen
E Enjte, 04 Qershor 2009
Ministria e Puneve Publike publikon te gjitha listat qe i jane paraqitur Keshillit te Ministrave per kalim pronesie, me qellim miratimin e tyre. Behet fjale per parcelat ndertimore, objektet e vecanta si dhe shtesat anesore te cilat aktualisht jane informale. Keshtu, ne lista ndodhen te pasqyruara shtesa te objekteve ne te gjithe Shqiperine. Keshtu, ne kryeqytet jane pasqyruar 2918 parcela te objekteve informate, me siperfaqe rreth 881,2 mije meter katror. Keto jane klasifikuar sipas te gjitha njesive bashkiake, nderkohe qe pritet miratimi ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit te Ministrave per to. Ne fakt, sipas burimeve nga Ministria e puneve Publike, listat e meposhtme jane paraqitur ne Keshillin e Ministrave dhe pritet qe te shqyrtohen dhe miratohen ne mbledhjen e radhes se qeverise, e planifikuar per te merkuren e djeshme si zakonisht dhe shtyre per nje dite tjeter te afert. Me pas, i renditur ne listat e meposhtme vjen Qarku i Beratit ku ka 162 parcela te objekteve informale, me afro 46,5 mije leter katror, edhe keto per kalim pronesie. Lista vijon me objektet informale te Qarkut te Elbasanit, me 459 objekte te tilla, apo rreth 110,3 mije meter katrore. Ne qarkun e Fierit, jane rreth 250 objekte pa leje, ne Durres 713 te tilla, ne Qarkun e Lezhes 345 objekte, ne Qarkun e Dibres 30, ne Gjirokaster 58 objekte informale, ne Korce, 12 te tilla, ne Kukes 166, dhe 1408 ne Vlore. Gjithsej, behet fjale per 6 521 objekte informale.
Shiko gazeten PDF