 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Studimi, 9 plazhe me ndotje bakteriale
S.Isaku
E Enjte, 04 Qershor 2009
Vija bregdetare shqiptare rezulton te jete e ndotur ne 9 pika, te cilat shtrihen pergjate qytetit te Durresit dhe Vlores. Sipas nje monitorimi te kryer, ka rezultuar se ne bregdetin e Durresit numerohen 7 zona, ne te cilat eshte e rrezikshme te besh plazh. Kurse ne zonen e Vlores numerohen dy pika, te cilat rezultojne te ndotura. Ne krahasim me nje vit me pare, monitorimet e kryera tregojne se bregdeti i Sarandes eshte i paster, ku rezultonte vetem nje pike e ndotur, ajo e kanalit te Cukes.
Monitorimi
Plazhi i Durresit dhe i Vlores, vazhdojne te jene me te ndoturit nder plazhet kryesore te vendit. Specialisti i sektorit te Monitorimit ne Agjencine Rajonale te Mjedisit, Altin Elezi theksoi se keto plazhe rezultojne me ndotje bakteriale, te qendrueshme prej vitesh. "Monitorimet e kryera nga ana jone gjate ketij viti, kane treguar se jane 9 zona me ndotje bakteriale, pergjate vijes bregdetare. Ne plazhin Durres-Kavaje, rezulton e ndotur pjesa e "Currilave", "Ura e Dajlanit", "Adriatiku", "Teuta", Golem, si dhe prane dy restoranteve "Gostivarit' dhe "Vjena". Kurse ne Vlore eshte "Pylli i Sodes" dhe "Plazhi i vjeter", ka pohuar specialisti, Altin Elezi. Sipas tij, ujerat e liqeneve nuk kane ndryshuar nivelin e tyre te ndotjes, ne krahasim me nje vit me pare.
Te ndoturit
Rreth 72 pika te ndryshme te plazheve dhe vijave bregdetare, monitorohen nga specialistet e ISHP-se dhe Ministrise se Mjedisit, por vetem 9 prej tyre kane rezultuar teper te ndotura nga ana bakteriale. Keshtu 7 pika ne zonen e Durresit dhe dy ne Vlore, keshillohen te mos frekuentohen nga pushuesit. "Pikat e ndotura jane pikerisht nga 'Vollga" deri tek rruga e Plazhit. Gjithashtu me nivel te larte ndotjeje kane rezultuar dhe dy pika ne Golem, per te cilat vlerat e mikroorganizmave te ndotjeve fekale, jane shume te larta si rezultat i shkarkimeve urbane dhe demtimit te gropave septike", kane pohuar specialistet. Sipas tyre edhe ne Vlore, "Plazhi i vjeter", dhe "Pylli i Sodes" duhet te ndalohet larja. Po keshtu studimi nuk le pa permendur edhe zonat ku vihen re, zona me mbushje me materiale inerte. Por ndonese sipas te dhenave ndotja paraqitet me e ulet se gjate viteve te kaluara, perseri ata qe ankohen nga infeksionet e marra ne plazh jane te shumte.
Masat
Per te parandaluar perhapjen e nivelit te ndotjes dhe ne zona te tjera, eshte menduar qe te behet e mundur ngritja e disa impianteve brenda nje kohe te shkurter. Nepermjet te cilave do te synohet pastrimi dhe perpunimi i ujerave nga ndotesit bakteriologjike te ndryshme. Nga te dhenat rezulton se ka filluar puna per impiantin e perpunimit te ujerave te zeza ne Durres, me vone ne Shengjin dhe ne Vlore. Nderkohe qe brenda ketij viti do te perfundoje ngritja e nje kolektori per perpunimin e ujerave te zeza, nga plazhi i Durresit deri ne Kavaje. Megjithate, serish do te vijoje monitorimi i ketyre treguesve ne keto pika plazhi per te shmangur ne kete menyre cdo situate te pakendshme, qe mund te sjelle sezoni i ardhshem turistik ne vendin tone.
Plazhet
Zonat ku ndotja rezulton e larte
Durresi
Plazhi ne zonen e "Currilave"
Plazhi prane "Ures se Dajlanit"
Plazhi tek "Adriatiku"
Plazhi qe njihet si tek zona "Teuta"
Zona e plazhit te Golemit
Zona prane restorant "Gostivarit'
Zona prane restorant "Vjenes".
Vlora
Plazhi prane "Pyllit te Sodes"
Zona te "Plazhi i vjeter"
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Fier, kush do te fitoje certifikata pronesie
- Unaza, rikthehet "sauna" publike
- Moshat e treta, tani me nje qender argetimi
- Shpaloset projekti strategjik, i aeroportit 80-vjecar
- Politekniku, 1.300 studente te rinj
- Studimet me video, 100 kuota ne UPT
- Dhuna, 1 ne dy femije rrihet nga prinderit e mesuesit
- "Mbreteresha Geraldine" rikujton viziten dy vjet me pare te ciftit Bush
- Kredi pa interes per legalizimet, ALUIZNI marreveshje me dy banka
- Javen qe vjen, kerkesat per kompensim
- Banesat me qira, nis projekti i ri
- Tema, lufton kunder korrupsionit
- Lista e barnave, pensionistet: Jane ilace te blera ne Lindje, jocilesore
- Godo: Dhurimi i gjakut eshte rritur, krahasuar me nje vit me pare
- "Keshillat e mia per kuzhinen shqiptare"
|
|