PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

BE: Te zbuten marredheniet mes Kosoves e Maqedonise


E Merkure, 03 Qershor 2009

Zedhenesja e perfaqesuesit te larte te BE-se, Javier Solana i ka bere thirrje Shkupit dhe Prishtines qe te zbusin keqkuptimet e dyanshme qe kane ndodhur koheve te fundit per shkak te anulimit te vizites se presidentit te Kosoves ne Maqedoni. Christina Gallach, u ka kerkuar dy fqinjeve, Kosoves dhe Maqedonise, qe "te ndalojne se humburi kohe" dhe te fillojne ndertimin e marredhenieve te mira, ka raportuar dje agjencia e lajmeve, MIA. Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka anuluar viziten e tij ne Maqedoni qe ishte parapare javen e kaluar pasi Shkupi uli viziten e tij nga nje vizita "zyrtare" ne "pune", gje qe coi ne acarimin zyrtar te marredhenieve. Shkupi pranoi se vendimi erdhi per shkak se vendi ende nuk ka nisur marredhenie diplomatike me Prishtinen, edhe pse Maqedonia ka njohur Kosoven e pavarur ne tetor te 2008-es. Mediat e Kosoves kane paralajmeruar se incidenti do te shtyje marredheniet diplomatike. Vezhguesit thone se Shkupi po perpiqet qe te baraspeshoje situaten dhe nevojen e tyre per marredheniet te mira bilaterale ne mes te Kosoves dhe Serbise, pasi Maqedonia ka lidhje ekonomike me te dy shtetet.




Te Tjera nga rubrika