PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Fakulteti i Gjeologjise, inauguron sallen e ekspozitave


E Merkure, 03 Qershor 2009

Fakulteti i Gjeologji -Minierave inauguroi sallen e ekspozitave, nje mundesi me teper per studentet qe i ndihmon ata te pasqyrojne punen e tyre. Duke qene e mbeshtetur nga kompania celulare "AMC" dhe rektorati, drejtori i pergjithshem i "AMC"-se Stefanos Oktapodas tha se "AMC" do te jete perhere mbeshtetese ne aktivitete te tilla. "Ju falenderoj per punen e mire qe keni bere. Eshte mjaft e rendesishme qe bizneset te mbeshtesin boten e artit dhe "AMC" perhere do te kontribuoje per arsimin. Me ane te kesaj salle, ne duam qe studentet te kene mundesi qe te ekspozojne punen e tyre dhe te tregojne zotesise. Eshte hera e dyte qe une i shoh keto punime, pasi per here te pare i pashe te Galeria Kombetare dhe ndihem krenar qe jam pjesemarres ne mbeshtetjen qe i eshte bere",u shpreh Stefanos Oktapodas. "AMC" ne kuader te programit te saj te Pergjegjesise Sociale, ka vijuar me nismen e radhes, mbeshtetjen e krijimit te salles se ekspozitave ne kete fakultet. Perurimin e salles se ekspozitave e pershendeti edhe rektori i Universitetit Politeknik te Tiranes, Jorgaq Kacani, i cili falenderoi AMC per kontributin e vazhdueshem qe jep per permiresimin e cilesise ne universitetet shqiptare. Pas ceremonise se perurimit te pranishmit shprehen interes te vecante per ekspoziten "Krist-art" me punimet e studenteve te Fakultetit te Gjeologji-Minierave te ekspozuara ne galeri. "Krist-art" paraqet aplikacione ne artin e mineralogjise. Punimet e ekspozuara kane ne qender mineralet, me saktesisht karakteristikat specifike te modeleve, p.sh. formen kristalore, ngjyren dhe strukturen. Studentet jane frymezuar nga format e mineraleve dhe i kane shnderruar ne vepra te artit figurativ.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika