Gjuha kineze, tani lende mesimore edhe ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja
E Merkure, 03 Qershor 2009
Tashme ne Universitetin e Tiranes, studentet do te kene mundesi qe te njihen dhe me gjuhen kineze. Vitin e ardhshem akademik, 2009-2010, ata studente ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja, qe studiojne nje gjuhe si dege te tyren, do te kene mundesi qe te studiojne dhe gjuhen kineze, kjo e dyta me deshire. Kjo do te arrihet ne saje te marreveshjes qe u nenshkrua mes rektorit te Universitetit te Tiranes, Dhori Kule dhe ambasadorit kinez ne vendin tone. Kule u shpreh se ne vitet e ardhshme, kjo gjuhe mund te shtrihet dhe ne fakultetet e tjera te UT. "E shikoj si nje instrument shume te nevojshem dhe te domosdoshem qe do t'i jape akses ne tregun e punes kur te mbarojne fakultetet. Pra, do te vije nje profesor kinez, ne marreveshjen qe kemi nenshkruar. Eshte gatishmeria e ambasades kineze, qe nje profesor i gjuhes kineze te vije ne muajin shtator ne Shqiperi. Gjithashtu, ne do ta bejme oferten dhe per studentet e fakulteteve te tjera", tha Dhori Kule, rektor i UT-se. Futja e gjuhes kineze ne kurrikulen universitare te vendit tone, eshte bere e mundur fale mbeshtetjes qe ambasada kineze ne Tirane, ka dhene per Shqiperine. Ambasadori kinez ne vendin Jang Juling, deklaroi se ne Kine katedra e gjuhes shqipe funksionon prej viteve '60. Ambasadori kinez, u shpreh se "bashkepunimi do te vazhdoje edhe ne te ardhmen ne fushen e arsimit, nje bashkepunim qe i ka fillesat qe ne vitet '60, me hapjen e nje katedre ne gjuhen shqipe, ku edhe populli kinez mund te njihej me gjuhen tuaj".