"Me ujin e pijshem, vaditen kopshtet"
E Marte, 02 Qershor 2009
Gjirokaster- Per te shmangur problematikat ne furnizimin me uje te pijshem te popullates gjate stines se veres, Ndermarrja e Ujesjellesit ne Gjirokaster kerkon mbeshtetjen e komunitetit dhe shlyerje te detyrimeve para se te ndeshkohen me gjoba. Sipas drejtorit, Dashamir Qeli, ne mjaft zona te qytetit te Gjirokastres uji i pijshem shperdorohet, duke krijuar veshtiresi ne furnizimin e lagjeve. "Stafi i kesaj ndermarrje ka evidentuar me shqetesim ditet e fundit me dhjetera konsumatore, te cilet nuk kontrollojne rrjedhjen e ujit te pijshem, duke e shperdoruar", tha Qeli per gazeten "KJ". Kreu i Ujesjellesit njoftoi se jane evidentuar edhe raste kur nepermjet tubacionit te rrjetit te ujit te pijshem, banoret ne lagjet e ndryshme te qytetit vadisin madje edhe kopshtet private. Ne lidhje me kete situate ujesjellesi ka ngritur nje sere grupesh kontrolli, te cilet po kalojne ne "site" lagjet te ndryshme. Sipas specialisteve, gjate diteve te ardhshme, grupet e punes do te ndeshkojne me gjoba konsumatoret qe shperdorojne ujin e pijshem.
Blerim Kore