PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Elbasan, legalizohen 160 objekte


E Marte, 02 Qershor 2009

Elbasan- Zyra e ALUIZNI-t ne Elbasan, legalizon 160 ndertime pa leje ndersa jane ndare 33 tapi. Sipas drejtorit te zyres, Ditor Musai, lejet e legalizimit jane dhene per pese zona kadastrale, ndersa kane marre lejet e legalizimeve edhe shume qytetare nga Gramshi dhe Peqini, ku procesi ka nisur me vone se bashkite e tjera. Tapite jane dhene diten e djeshme ne ambientet e ALUIZNI-t, ndersa u aplikua edhe per 33 tapi te reja prane Hipotekes.

"Jane shperndare deri tani 160 leje legalizimi, 40 jane pajisur edhe me tapi, ndersa sot aplikojne 33 qytetare te tjere prane ZRPP-se per t'u pajisur me tapine e objektit te legalizuar dhe certifikuar", shpjegoi Musai per "KJ". Zyra e rajonale e ALUIZNI-t ka punuar edhe per procesin e kalimit te pronesise.

Deri tani me vendim te Keshillit te Ministrave jane bere 3500 kalime pronesie, nga truall publik tek aplikuesit dhe po keshtu me truallin e ish-pronareve te cilet jane perfshire ne skemen e kompensimit.

Vetem ne qytetin e Elbasanit jane 8.750 qytetare qe kane aplikuar ne Agjencine Rajonale te Legalizimeve, per t'u bere pronare legjitim te objektit te tyre. Ndersa ne shkalle qarku kane aplikuar per kete proces 18000 qytetare. Perfituesit u shprehen dje te kenaqur me procesin dhe marrjen e tapive te reja. Nderkohe qe se fundmi zyra e Elbasanit ka mundesuar edhe nxjerrjen e kredive nepermjet dy bankave, per te interesuarit dhe aplikuesit per legalizim te objekteve, qe nuk kane mundesi financiare per te shlyer detyrimet.

Fatos Salliu


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika