PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ndertohet "Shtepia e femijeve" ne Shkoder


E Marte, 02 Qershor 2009

Fondacioni "Vodafone Albania" ka bere dje, ne diten e femijeve nje dhurate per femijet jetime te qytetit te Shkodres. Surpriza ka pasur te bente me ambientet e reja te "Shtepise se femijes" qe eshte rindertuar nga ky fondacion duke sjelle permiresimin e kushteve dhe ambienteve. Nga verifikimet e para te kryera ne kete institucion, ku aktualisht jetojne 48 femije, u nxoren ne pah mjaft probleme, si mungesa e ngrohjes, e ujit te pijshem dhe ambienteve te tjera higjieno-sanitare shume te domosdoshme per nje jetese normale. Pas vleresimit te kushteve dhe situates ne kete institucion, Fondacioni "Vodafone Albania" shprehu angazhimin te mbeshtese projektin e propozuar nga Shoqata Kombetare e Jetimeve, me nje shume prej 1.250.000 leke, e cila do te perdorej per te permiresuar kushtet e jeteses te Jetimores se Shkodres dhe per te krijuar nje mjedis te ngrohte, familjar dhe sa me te pershtatshem. "Eshte kenaqesi qe urimet tona per te gjithe femijet, sot t'i bejme nga "Shtepia e jetimeve" ne Shkoder. Eshte pergjegjshmeri e jona te jemi te ndjeshem ndaj atyre qe marrin me pak kujdes e vemendje, se femijet e tjere dhe me aq shume nevoja" tha Albi Greva gjate ceremonise se festes se organizuar. Fondacioni "Vodafone Albania" ka financuar rreth 20 projekte anembane vendit, qe prekin fusha te ndryshme, perfshire arsimi, shendetesia, grupet vulnerabel, mjedisin etj.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika