 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Berisha: Femijet autike, tani ne qender te vemendjes
E Marte, 02 Qershor 2009
Pervec ndihmes qe do te marrin nga mjeket specialiste ne spitale, tani femijet qe vuajne nga autizimi do te kene edhe nje qender per trajtimin e tyre. Pikerisht ne diten e femijeve, ne 1 Qershor eshte hapur nje qender e re, e cila do te trajtoje femijet qe vuajne nga semundja e autizmit. Ka qene fondacioni "Femijet shqiptare "Domenick Scaglione" , e drejtuar nga zonja Liri Berisha, e cila u shpreh ne ceremonine e inaugurimit, se ngritja e kesaj qendre vjen pas nje sere telefonatash te prinderve te kryeqytetit, te cilet kerkuan ndihme per trajtimin e femijeve te tyre. "Nuk kane kaluar as 9 muaj nga Konferenca Nderkombetare e Autizmit ku fondacioni "Femijet shqiptare" premtoi per ngritjen e nje qendre kombetare te zhvillimit te femijeve. Qe nga ajo dite trokitjet dhe telefonatat ne fondacion, kane qene pothuajse te perditshme nga prinder te deshperuar qe kerkonin ndihme per femijet e tyre" tha zonja Berisha. I pranishem ne ceremoni ka qene dhe kryeministri Sali Berisha, i cili ka falenderuar fondacionin, por edhe biznesmenet qe ndihmuan ne realizimin e ketij projekti, i cili sipas Berishes eshte nje hap i madh, drejt trajtimit te nje problemi qe eshte harruar nga mbare shoqeria. "Arritem te perqendrohemi, fatkeqesisht per ne, ne nje problem te harruar, te injoruar. E them, te pafalshme. Harresen te shoqerise ne teresi fondacioni e solli ne qender te vemendjes. Nje problem ne te cilin sa me shume ta veshtrosh dhe ta trajtosh, aq me te gjere i gjen permasat e tij" u shpreh Berisha. Ne qendren e krijuar do te jene te pranishem per t'ju ardhur ne ndihme femijeve, te moshave te ndryshme qe vuajne nga autizmi, mjeke, psikologe logopediste, terapiste, te licencuar ne vende te tilla si Kanada, SHBA, France dhe Itali.
Qendra
Qendra e inauguruar dje, pikerisht ne Diten e Femijeve eshte pagezuar me emrin "Fluturo per jeten". Me ambiente te bollshme, me nje oborr te madh per lojera, me salla te specializuara per sherbime te ndryshme, qe nga terapia e deri tek vleresimi psikologjik. Qendra eshte pajisur me se miri edhe me pajisjet e nevojshme per sherbimet e specializuara te asistences, qe kerkojne femijet me kete problem zhvillimi.
Rama "Edhe 27 dite na ndajne nga ndryshimi"
Kryetari i bashkise dhe njekohesisht kreu i Partise Socialiste, Edi Rama ka bere nje vizite ne cerdhen "Engjejt" ne kryeqytet, me rastin e 1 Qershorit. Duke uruar femijet, Rama u leshoi dhe nje mesazh prinderve, ku tha se 27 dite na ndajne nga ndryshimi i madh.
"Edhe 27 dite na ndajne nga fitorja, e cila do te mund te ndryshoje vendin ne menyre qe te arrijme te ndertojme cdo cerdhe per femijet", eshte shprehur kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Sipas tij, politika e koalicionit te majte do te jete ajo qe do ta fuse Shqiperine ne familjen e madhe evropiane.
"Telefon falas, per femijet e dhunuar"
Numri 116 do te vije ne ndihme te te gjithe femijeve, te cilet dhunohen apo kane probleme. Pikerisht dje ne festen e tyre ne 1 Qershor, u promovua Linja Kombetare e Ndihmes per Femije, nepermjet te ciles nevojat e femijeve nga i gjithe vendi, do te vijne ne vemendje te profesionisteve permes numrit telefonik 116. Per te disatin vit edhe kete 1 Qershor, organizatat joqeveritare dhe Ministria e Punes, premtojne largimin e tyre nga rruga dhe integrimin ne shoqeri. Ne fakt, asgje s'ka ndryshuar. Sipas shifrave zyrtare 315 femije punojne ne rruge, apo forma te tjera duke qene rrezik i trafikimit.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Korrupsioni tek mjeket, faji i sistemit"
- Pas te henes nis vapa, temperatura 36 grade
- I nxehti, rriten rastet ne urgjenca
- Matematika, veshtiresohet testi
- Nga 27-29 qershor, asnje provim ne UT
- Provimet e Lirimit, drejt fundit pergatitjet
- Tirane-Elbasan, rruga qe lidh Lindjen
- Matura, ulje cmimit te formularit
- Blihet aparaturat, tani gjak me i sigurt
- Kartat, universitetet konfuze nese do te kete sanksione
- Matura, fituesit e fundit per cdo dege
- "Universiteti i Tiranes, 7 mije pranime te reja"
- "Uji shperdorohet per te vaditur kopshtet"
- Matura, kaos ne vleresimin e testeve
- Studimi, 9 plazhe me ndotje bakteriale
|
|