PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Si gjithe te tjeret, te pakten per nje dite...


E Marte, 02 Qershor 2009

Duart e saj te vockla jane varur mbi telat qe rrethojne trenin-loder, ku ata, femijet normale me kordele gjithfarengjyreshe mbi koke, qeshin dhe rrotullohen me shpejtesi marramendese. I sodit dhe me siguri endrra e saj nuk eshte te behet dikush, por te ulet ashtu, porsi zonjushe e vogel ne sediljet e kaucukta te trenit.

Festa

Si asnje dite tjeter dje, me 1 Qershor ajo nuk kishte zgjedhur t'u ngjitej njerezve pas fustaneve apo pantallonave duke i kerkuar gjesend, por vetem veshtronte. Syve te mprehte, te futur brenda qerpikeve te gjate dhe fytyres se palare nuk u shpetonte asnje detaj. As lodrat, as veshjet prej "Borebardhash" te vogelusheve qe argetoheshin andejpari dhe as era e adhurueshme e kokoshkave... Treni-loder, ndalon. Nje Zot e di se c'bluan ne mendjen e saj vogelushja e varfer, por menjehere merr pamje te shqetesuar. Gishtat shtrengojne akoma me shume "gardhin" rrethues nga ku ben xhiro ky tren, ndersa ne nje cast duket sikur ajo do ta kaperceje. Nje zoteri me floke te bardhe i afrohet Anxheles. Ajo nuk e ka mendjen, se fundja dje s'kishte dale per te lypur. Ndersa kur ai i fton per t'u ulur ne "sediljet" modeste te trenit, gati sa nuk fluturon. Ngazellehet dhe menjehere afrohet per ta puthur, por befas kujtohet; eshte po ajo lypese qe ka qene gjithnje dhe e di se nje zoteri aq i paster, nuk do te duroje ta kete aq afer. Megjithate, pa humbur kohe shpejton te beje xhiron e deshiruar.

Historia

Pas tre minutash, treni e ul shpejtesine, ajo zbret jo me aq entuziaste nga "sediljet" prej kaucuku. Anxhela tregon se eshte 11 vjec, ne perfundim te klases se dyte. Thote se gjithe paraditen e ka kaluar duke soditur lodrat dhe duke enderruar qe te ishte e veshur bukur. Por, eshte shume te varfra. "Qekur isha dy vjece kam lypur ne Greqi. Leke, buke, c'te ishte. Tani kur nuk jam ne shkolle, lyp ketu ne Tirane", thote ajo. Athinen e kujton si nje qytet te madh, shume te bukur, ndersa netet i ka kaluar lulishteve. Nuk ka ndonje enderr kushedi cfare. "Dua qe kur te rritem te punoj dhe te kem per te ngrene. Do te me pelqente edhe te kisha rroba te bukura", thote 11-vjecarja.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika