PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kanceri, 20% e rasteve te shkaktuara prej tij


E Hene, 01 Qershor 2009

Shqiperia renditet ne nje nga vendet me duhan pirje te larte dhe pikerisht deri ne 40 per qind. Shifrat jane bere publike nga Ministrja e Shendetesise, Anila Godo pikerisht ne Diten Boterore Kunder Duhanit. Sipas saj, pavaresisht se jane marre nje sere masash si dhe ligji qe parandalojne pirjen e tij, perseri numri i fumatoreve mbetet i larte. Cdo dite 700 mije shqiptare marrin nepermjet paketes edhe paralajmerimet perkatese shendetesore.

Alarmi

Ajo qe mbetet shqetesuese jane semundjet te cilat shkaktohen nga duhani, dhe sidomos kanceri. Nga te dhenat e raportuara nga Ministrja e Shendetesise, Anila Godo pohohet se gjysma e tumoreve ne vendin tone kane si shkaktar duhanin. "Sipas nje raporti te Organizates Boterore te Shendetesise rreth 40 per qind e popullsise se rritur shqiptare eshte duhanpirese. Me keto shifra vendi yne renditet ne vendet me per qindje te larte te duhanpires, e ngjashme me vendet e Evropes Lindore dhe ato te ish-Bashkimit Sovjetik. Nga analizat tona llogarisim se nese ne Shqiperi 40 per qind e kacereve jane te parandalueshem gjysma e ketyre te fundit kane si shkak kryesor duhanin" tha Godo. Sipas saj, edhe pse ligji shqiptar nxit parandalimin e duhan pirjes ne mjediset publike, pergjegjesia mbetet tek individet duhanpires per te cilet ligji nuk parashikon sanksione. "Megjithese ne pjesen derrmuese te rasteve lokalet vete, formalisht, jane perpjekur te respektojne ligjin, mbetet akoma shume pergjegjesi tek individet duhanpires per te cilet ligji nuk parashikon sanksione" tha Anila Godo. Por nje tjeter shqetesim sot mbeten edhe femijet te cilet perbejne nje pjese te madhe te konsumatoreve te duhanit. "Nje nga temat qe mund te sensibilizoje me shume publikun eshte tema e femijeve. Ndodh shpesh me mjedise te ndryshme shqiptare, ku prinderit te rinj apo te vjeter, pine duhan ne prani te femijeve te tyre. Keshtu qe menduam ta fillojme kete vit me ndergjegjesimin e prinderve lidhur me kete teme" tha Alban Ylli. Sipas tij, per kete arsye jane marre edhe nje sere nismash duke filluar qe nga qendrat te cilat ofrojne ndihme per lenien e duhanit, ndalohet promocioni i duhanit duke arritur edhe te ligji i cili ndalon pirjen e tij ne ambiente publike.

Pasojat

Ne diten boterore te Duhanit jepen edhe shifra alarmante per semundjet dhe vdekjet qe ai shkakton. Ndonese statistikat jane marrezisht te renda, ky fakt nuk i ndalon perdoruesit e duhanit te konsumojne mbi 6000 ton cigare ne vit. Gjysma e perdoruesve te duhanit vritet dhe gjysma tjeter eshte e predispozuar te vuaje nga semundje te tjera te renda. Mesatarisht cdo sekonde vdes nje njeri, ku 1.2 milione e rasteve nga kanceri ne mushkeri. Ligji i miratuar ne nentor te 2006 kunder pirjes se duhanit ne ambiente publike nuk ka ndikuar aspak ne uljen e numrit te perdorueseve nga te cilet 56 per qind e tyre jane meshkuj mbi moshen 15 vjec dhe 20 per qind jane femra po mbi kete moshe. Te dhenat tregojne se 40 per qind e njerezve ne vendin tone jane perdorues te duhanit dhe 16.7 % e tyre jane nen moshen 15 vjec. Keto shifra te larta jane tronditese jo vetem per shendetin, por edhe per ekonomine. Shqiptaret blejne 320 milione euro cigare ne vit dhe e gjithe kjo vlere del jashte shtetit. Pra, vendi vuan nga nje humbje e jashtezakonshme ekonomike si rezultat i kostove te larta te kujdesit shendetesor. Si shkaktar i kancerit, semundjeve te zemres dhe mushkerive, 600 milione njerez do te vriten, ku me shume se gjysma jane femije. Megjithate duket se askujt nuk i interesojne shifrat sepse duhani vazhdon te konsumohet me te njejten sasi dhe intensitet. S. Isaku




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika