Drite ne tunelin Thirre-Kalimash
E Hene, 01 Qershor 2009
Ne nje nga mjetet e renda, nje punetor punoi per rrezimin e murit qe ndante ne mes tunelin Thirre-Kalimash, 5.6 kilometra i gjate. Rrezimi i murit i dha drite gjithe hyrjes veriore te tunelit Thirre-Kalimash. Delegacionet e dy vendeve u takuan ne mes te tunelit pas rrezimit te murit qe ndante dy kahet e tij, duke peruruar keshtu kete veper gjigante. Perqafime dhe shtrengime duarsh, lot dhe emocione u percollen nga autoritetet e larta te dy shteteve, te cilet e cilesuan kete moment nje enderr te realizuar te shqiptareve. Dy delegacionet iu drejtuan me pas hyrjes se tunelit nga Kalimashi, ku ishin mbledhur mijera qytetare nga Shqiperia dhe Kosova, ndersa spikaste nje banderole me flamurin kombetar te Shqiperise dhe Kosoves, ku shkruhej "Pergjithmone". Mes entuziazmit te banoreve, dy kryeministrat dhane nje konference te perbashket per shtyp.
Ndertimi i tunelit, pjese e segmentit Rreshen-Kalimash, ne autostraden Durres-Kukes Morin, nisi dy vjet me pare nga te dyja hyrjet, nga Thirra dhe Kalimashi, ne nje terren te veshtire malor, per hapjen e te cilit eshte dashur te punohet ne masive shkembore. Nga te dhenat zyrtare rezulton se 33 milion meter kub material shkembor jane zhvendosur per te ndertuar tunelin Thirre-Kalimash. Jo me kot punimet ne hapjen e tunelit Thirre-Kalimash, prej 5.6 km, jane cilesuar si nje nga pikat me kulminante te te gjithe projektit. Ne segmentin rrugor Rreshen-Kalimash, 61 kilometra i gjate, punon firma "Bechtel-Enka".
Me ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morin distanca mes Tiranes me Prishtines do te shkurtohet ne 65 kilometra. Nga 330 kilometra qe ishte distanca Tirana- Prishtine, tashme ajo do te jete 265 kilometra dhe me se shumti ate e shkurton tuneli Thirre-Kalimash, nje veper gjigante e ngritur mes maleve, qe tashme eshte shnderruar ne nje aks modern, 5.6 kilometra. Nga te dhenat zyrtare rezulton se 33 milion meter kub material shkembor jane zhvendosur per te ndertuar tunelin Thirre-Kalimash. Autostrada Durres-Kukes-Morin, 170 km e gjate, do te lidhe bregun e Adriatikut me kufirin e Kosoves dhe rajonin. Kjo do te jete lidhja me e shkurter midis portit te Adriatikut ne Durres prane Tiranes, dhe Morinit ne kufi me Kosoven.
Flasin banoret
Nga ora 10.00 e se dieles grumbullimi i njerezve ne Kalimash, rreth 20 kilometra larg Kukesit, nuk kishte te sosur. Mijera qytetare nga Shqiperia dhe Kosova donin te perjetonin momentin e hapjes se nje prej dy hyrjeve te tunelit Kalimash-Thirre, me i madhi ne Ballkan, pjese e autostrades Durres-Kukes-Morin. Kishin ardhur nga Tirana, Kukesi, Hasi, nga krahinat e Kosoves, madje dhe shqiptare nga Maqedonia. "Si te mos vijme ne nje dite si kjo. Kjo rruge jo vetem do te na bashkoje, por edhe do te na shpetoje nga ai rrugetim i mundimshem hip e zbrit ne male", thote 65-vjecari nga Prizreni, Zeqir Kryeziu, i cili ka ardhur nga Prizreni bashke me te birin.
Zeqiri nis e kujton pranveren e vitit '99. Kujton se kur ka ardhur ne Kukes me lot ne sy ate pranvere, nuk e kishte menduar se nje dite do te vinte serish ketu per nje gezim kaq te madh, bashke me plot te tjere bashkeqytetare.
Meremja eshte nje prej grave qe kane ardhur nga Theranda. "Tani nuk do te ofshajme kur te udhetojme per ne plazh. Se gjithe ajo rruge ka qene nje ferr i vertete. Ndaj kemi ardhur te gezojme", thote Meremja.
Nga Tirana ka ardhur Ylber Zeneli, ish-kryetar i bashkise se Kukesit ne vitet 2000-2003, kur diskutohej dhe fillimi i punimeve te ndertimit te autostrades. "Sa takime e ballafaqime, sa probleme eshte dashur te kalohen. Por cfare eshte bere nuk ka te krahasuar me rezultatin qe tashme eshte i prekshem nga gjithe shqiptaret kudo qe jane", tha Zeneli.
Ndersa kuksianet, si te shtepise qe jane, thuajse te gjithe i gjen atje ne hyrje te tunelit. Kendojne e hedhin valle. Dikush thote se sot eshte vetem nje pjese e perurimit qe po i behet kesaj rruge. "Eshte vetem fillimi, se dasma e madhe eshte me 26 qershor, kur do te perurohet segmenti Rreshen-Kalimash e kur rruga te hapet per mjetet", thote Myzafer Kasemi.
Bashkimi i dy aneve te tunelit
Sheshi ne hyrje te tuneleve ishte zbukuruar me qindra flamuj kombetare, te Shqiperise, Kosoves e NATO-s, por edhe te Partise Demokratike. Te gjitha bisedat jane per autostraden. Ne hyrje te tunelit, ku do te organizohej ceremonia e perurimit te bashkimit te dy aneve, gjemonte lodra, curlja dhe kenga. Dalengadale ora shkon 12.00 dhe sapo dikush lajmeron me altoparlant se dy anet e tunelit u bashkuan, nisin brohoritjet e perqafimet. Te njohur e te panjohur percjellin urimin e thjeshte gezuar. Bashkimin simbolik te te dy aneve te tunelit e bene dy delegacionet, ai i Shqiperise qe drejtohej nga Kryeministri Sali Berisha dhe ai i Kosoves nga Kryeministri Hashim Thaci. Secili delegacion perbehej nga rreth 20 persona. Por deshmitare te ngjarjes ishin dhe te tjere si Sharik Tarah, president i firmes Enka, ambasadori William Woker, zonja Meri Ajzenhauer, mbesa e ish-Presidentit te SHBA-ve, Dvajt Ajzenhauer.
Ndersa kenga vazhdonte, te pranishmit kishin mbushur sheshin e gjere ne hyrje te dy tuneleve. Numeronin minutat per mberritjen e dy delegacioneve, pjesemarres ne bashkimin simbolik te dy aneve te njerit prej tuneleve, dy vjet pasi u krye shperthimi i pare qe shenoi fillimin e ndertimit te tij.
***
Ndersa mijera te pranishmit marrin rrugen e kthimit permes autostrades urimi i te gjitheve eshte: mirupafshim me 26 qershor, diten kur do te perurohet gjithe segmenti i autostrades nga Rresheni ne Kalimash. Edhe pse ende punohet, njera nga korsite thuajse ka perfunduar plotesisht, perfshire edhe asfaltimin, bile ka nisur edhe vendosja e sinjalistikes. Ndersa drejtuesit e mjeteve bejne prova ne lidhje me shpejtesine. Udhetojne me 100 kilometra ne ore, por automjeti nuk ka as lekundjen me te vogel. Kompania Bektel Enka tashme ka perfunduar gjithe trasene, eshte ne perfundim procesi i asfaltimit ne gjithe gjatesine prej 60,4 km si dhe i dy urave te fundit, nga 29 ura gjithsej, me nje gjatesi prej mbi 5,2 kilometra. Jane vetem disa prej treguesve te punes te jashtezakonshme te kryer vetem ne dy vjet nga mbi 3400 punetore. Ne funksion te kesaj pune jane angazhuar dhe mbi 1300 automjete te llojeve te ndryshme. Afer tunelit ka perfunduar edhe ngritja e nenstacionit elektrik, linja e tensionit te larte 110 kilovolt, me synimin qe energjia elektrike brenda ne tunel te mos mungoje asnje cast. Drejt perfundimit eshte edhe ngritja e ujesjellesit dhe e godines se stacionit te policise. Tashme jo vetem shpirterisht, por edhe fizikisht, permes autostrades shqiptaret po bashkohen. Mjafton te permendim faktin se rruga Prishtine-Tirane, nga 330 kilometra e gjate, behet 265 kilometra, ose nga nje udhetim prej rreth 10 ore do te behet per rreth 3 ore e gjysme.