PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Gjysme ore shi kthen Durresin ne Liqen


E Shtune, 30 Maj 2009

Qyteti i Durresit ka perjetuar ne oret e para te mengjesit te djeshem nje rikthim te diteve dimerore me nje rrebesh shiu qe ka kaluar ne bresher, duke permbytur rruget. Gjithcka nisi pasi kaloi mesnata e se enjtes, kurse qytetaret u zgjuan duke pare qytetin te zhytur ne uje. Shume nga rruget kryesore kane qene te pakalueshme, kurse ne disa lagje katet e para dhe disa biznese jane permbytur. Ka mjaftuar gjysme ore shi me rrebesh dhe qyteti i Durresit eshte kthyer ne liqen te vertete. Te pakalueshme nga automjetet dhe kembesoret ishin rruget qe te cojne tek Stacioni i Trenit, rruga tek Shkolla e Muzikes, ne afersi te Universitetit, rruget e Shkozetit, etj. Mjaft problematike u vleresua situata edhe ne lagjet nr. 17 dhe 18, si dhe ne zonat e plazhit. Shkak i gjithe kesaj situate kaotike ne qytet behet sistemi i kullimit. Sipas Drejtorise se Sherbimeve ne Bashki, kjo gjendje do te marre fund vetem pas ndertimit te impiantit ne Shena Vlash.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika