PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shqiperia e kercenuar nga semundjet e kafsheve


E Shtune, 30 Maj 2009

Ne Shqiperi qarkullojne akoma semundje infektive te viteve '60 te cilat transmetohen nga kafshet. Specialistet pranojne se numri i te prekurve nga bruceloza, leshmanjoza apo lia e dhenve ka ardhur duke u rritur dhe nje arsye mbetet mungesa e higjienes vetjake tek personat te cilet kane kontakte te drejtperdrejta me keto kafshe.

Semundjet infektive

Shqiperia nuk mbetet e kercenuar vetem nga gripi i derrave, por ajo ka nje sere semundjesh te cilat shkaktohen nga kafshet kryesisht bagetite, nderkohe qe vende te tjera keto lloj semundjesh nuk ekzistojne fare. Numrin me te madh te pacienteve e kapin ata me bruceloze ku gjate viteve te fundit jane shenuar pothuajse 500 paciente ne vit. "Problemi qe ka sot vendi yne eshte se kemi semundje te cilat nuk ekzistojne ne shtete te tjera Evropiane, kurse per ne ato shenojne nje numer te konsiderueshem" ka pohuar Arjan Harxhi mjek infeksionit dhe njeheresh Drejtor i Politikave ne Ministrine e Shendetesise. Sipas tij, keto semundje shkaktohen nga mungesa e higjienes tek personat te cilet kane kontakte me kafshet. Edhe zyrtaret e larte te shendetesise pohojne situaten por sipas tyre keto semundje nuk kane arritur te krijojne mutacione te njeriu sic ishte rasti i gripit te derrit. Epidemiologet theksojne se prania e ketyre semundjeve me origjine nga kafshet ka bere qe te zbehet kontrolli i semundjeve infektive kronike sic jane hepatitet B e C te cilat po rriten frikshem vit pas viti. Sipas mjekut infeksionit Arjan Harxhi, numri me i madh i hepatit C vihet re tek te semuret qe kryejne transfuzione gjaku sic jane femijet talasemike apo pacientet qe bejne dialize.

Takimi

Duke pare kete situate Ministria e Shendetesise ne bashkepunim me Ambasaden Italiane kane organizuar nje takim, ku ne qender ka qene lufta qe duhet bere per keto semundjet infektive. "Se bashku me autoritetet shqiptare jemi duke ecur perpara dhe kerkojme te ofrojme pikenisje reflektimi per tema qe jane mese aktuale, sikurse ato te semundjeve infektive, te epidemive, pandemive dhe sesi t'i parandalojme ato" tha Ambasadori Italian ne Shqiperi, Saba D'Elia. Sipas tij, cdo politike shendetesore e suksesshme duhet te mbeshtetet ne kontroll dhe parandalim dhe jo ne nderhyrje emergjence dhe kurimi. Kurse drejtori i Politikave ne Ministrine e Shendetesise, Arjan Harxhi ka pohuar se vendi yne ka personelin e mjaftueshem per perballimin e ndonje pandemie apo semundjeje qe mund te haset. "Ashtu si ne vende te tjera te botes, edhe Shqiperia dhe strukturat shendetesore shqiptare jane perfshire ne situaten emergjente, ne drejtim te parandalimit te epidemise" ka pohuar Harxhi. Sipas tij, deri tani jane marre masat per pershtatjen e rregullores nderkombetare, rritjen e kapaciteteve te caktuara shendetesore, pergatitjes se stafit, krijimit te stoqeve te nevojshme te barnave anti-virale, por dhe rritjes dhe sensibilizimit te popullsise per te qene me te ndergjegjshem per parandalimin e infeksioneve.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika